Një zjarr ka përfshirë traversën e hekurudhës në Zejmen të Lezhës. Gjatë zjarrit janë djegur rreth 300 metra lineare të traversës së hekurudhës të linjës Lezhë – Laç.
Sipas punonjësve nga vatra e zjarrit ka pas rrezik në dy biznese të zonës.
Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi nga era e madhe. Gjatë ditës janë shfaqur disa vatra të tjera në zona të ndryshme