Dosja Xibraka ku është përfshirë Olsi Rama mban të lirë Saimir Tahirin, u shpreh kryeopizitari Basha në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.
Sipas Bashës, Tahiri ka fakte që inkriminojnë vëllanë e Kryeministrit dhe ky është asi nën mëngë me të cilin ish-ministri i Brendshëm po i shpëton burgut.
Basha ka akuzuar së fundmi se lëvizjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë bërë me qëllim shkatërrimin e hetimeve për ministrin Tahiri, i cili akuzohet për bashkëpunim në trafikun e drogës me Habilajt.
Kreu i PD gjithashtu ka akuzuar se lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu, personazh qendror në dosjen “Xibraka” ka ardhur si shpeshpër nga Rama, pasi nipi i ish-diktatorit nuk ka nxjerrë emrin e Olsi Ramës.