• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Profili i Arta Markut/ Degradimi i një ‘kukulle’ në duart e krimit

14:31 : 23/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike.

Kur në vjeshtën e vitit që shkoi, shumica socialiste hodhi për herë të parë idenë, menjëherë sapo kishte plasur skandali i Saimir Tahirit, se ata do ta zgjidhnin vetëm me votat e tyre shefin e institucionit të akuzës, në publik u krijua një paragjykim i madh: ata po kërkonin të kapnin prokurorinë.

Kundër këtyre akuzave përfaqësuesit e PS u mbrojtën me tre argumenta. prokurorja e re do të qëndronte vetëm pak kohë në detyrë (e shumta dy tre muaj), ajo nuk rrezikonte të dëmtonte dosjen Tahiri, se si e përkohshme e kishte të ndaluar të pezullonte apo të lëvizte prokurorët, se ajo do të qe në post vetëm për të mbushur një boshllëk kalimtar kushtetues.

Këtyre arsyetimeve opozita iu përgjigj me pretendime 180 gradë të ndryshme. PD-ja tha se prokurorët e çështjes Tahiri, ata që u linçuan publikisht nga Rama dhe mediat pranë tij, do të shmangeshin nga kjo dosje, se Arta Marku nuk do të shkulej nga ajo zyrë për një kohë të gjatë dhe se ajo do ti shkatërronte të gjitha dosjet që e shqetësonin qeverinë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Sot, 9 muaj më pas, është e lehtë të bësh bilancin se kush gënjeu. Me qëllim apo ‘rastësisht’ znj. Marku u soll fiks siç kisin paralajmëruar ata që e kundërshtonin emërimin e saj vetëm me votat e PS.

Dhe rasti më ilustrues për këtë, është çështja e Saimir Tahirit.

Sapo mori detyrën Arta Marku lejoi një dëshmitar vendimtar, financierin e bandës së Habilajve, Nazer Seitin, që t’i shpëtonte prokurorëve të dosjes Tahiri duke u ekstraduar në mënyrë të paligjshme në Itali edhe pse prokuroria shqiptare po e hetonte atë në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj.

Por nëse, Hajdarmataj i cili tashme qe sulmuar egërsisht nga mazhoranca u ndëshkua me zbritje në detyrë, partnerja e tij në dosjen Tahiri, Elisabeta Imeraj , u hoq qafe me ngritje. Ajo u emërua prokurore e Tiranës. Dhe tani së fundi, kur institucioni i prokurorisë i drejtuar përkohësisht prej saj, është shndërruar në një bordello ku gra me funde dhe burra me pantallona, kapen për flokësh dhe zihen me grushte, ajo përfitoi nga procesi i Shullazit për të zhdukur të gjithë prokurorët që fillimisht hetuan Tahirin.

Ky rast ilustrues që tani zë vend edhe në padinë që opozita ka ngritur kundër saj, tregon gjithçka. Ai dëshmon se gruaja nga Shkodra që dikur rrinte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e këtij qyteti, po përdoret si një leckë e zhubrosur nga kjo shumicë. Ajo po i qëndron besnike imazhit të parë të saj, në ditën që mori detyrën në një parlament të mbushur me tym dhe flakë, kur socialistët e vunë të thotë ‘betohem’ në kushte aspak normale.

Ajo po i qëndron besnike linjës së shërbyesve politikë në prokurori që ka nisur me Alush Dragoshin, Arben Qeleshin, Genc Gjokutajn, në kohën e Berishës së parë.

Institucioni i akuzës në këto tre dekada ka pasur dy profile prokurorësh: ata që ishin militantë politikë dhe ata që i shërbenin politikës me bindje duke e kthyer këtë një në biznes fitimprurës për gjobat që u vinin të tretëve.

Natyrisht deri më tani, Arta Marku nuk ngjan me këtë kategorinë e dytë. Për të, nuk ka ende qoftë edhe zërat më të dobët për allishverishe dhe korruptim.

Por përditë e më shumë, ajo po i ngjan një profili tjetër, po aq të rrezikshëm, atij të prokurorëve militantë politikë.

Image

Prandaj në atë institucion që e ka brejtur çdo besueshmëri, duke u bërë edhe një arenë kacafytjesh fizike, ajo po shfaqet si ikona e nderit të humbur. Dhe fatkeqësisht këtu në lojë nuk është vetëm fati i kësaj ish prokuroreje province, që një ditë jeta ia kryqëzoi rrugën me atë të Ulsi Manjës.

Këtu në lojë është kredibiliteti i krejt reformës në drejtësi. Sepse kjo grua është emërimi i parë i madh pas miratimit të kësaj reforme. Në këtë kuptim ajo është lakmuesi që na bën të kuptojmë se ç’na pret më pas.  /Lapsi.al

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Periudha më e hidhur e jetës së Stallones: Shiti qenin për 25 $ për të mbijetuar, tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com