Ndër të gjitha universitetet në botë, cili është ai, që mjafton të përmendet në një aplikim për punë dhe të jep përparësi? Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) në Shtetet e Bashkuara.
Sipas një klasifikimi ndërkombëtar që vlerëson se sa gjasa ka që universitetet të ndikojnë në karrierën e të diplomuarve, MIT rezultoi se ishte ai që u jep më shumë përparësi të sapodiplomuarve.
Graduate Employability Ranking, klasifikimi i universiteteve për punësim, është i bazuar në pikëpamjet e 42.000 punëdhënësve.
Renditjet marrin parasysh statistikat e punësimit për ish studentët, si dhe ku studiuan të diplomuarit me punën më të mirë dhe gama e partneriteteve midis universiteteve dhe punëdhënësve, shkruan Dita.
Universitetet në Shtetet e Bashkuara zënë 4 pozicionet e para, me MIT, Stanford, Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) dhe Harvard. Të diplomuarit në këto universitete konsiderohen si më të kërkuarit.
MIT është i njohur për statusin e lartë në teknologji dhe inovacion dhe mund të mburret me ish-studentët si astronauti Buzz Aldrin, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan, dhe Amar Bose, inxhinieri dhe themeluesi miliarder i kompanisë së pajisjeve audio.
Stanford, në vendin e dytë, ka qenë djepi akademik i pjesës më të madhe të hulumtimit teknologjik të Silicon Valley, me ish-studentë, si themeluesit i Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhe themeluesi i Netflix, Reed Hastings.
Tabela e klasifikimit tregon rritjen e numrit të të punësuarve nga Universiteti i Sidneit dhe ai i Melburnit në Australi në vendin e 5-të dhe të 6-të.
Asnjë nga këto universitete nuk është në mesin e 30 më të mirëve në tabelën e ligave akademike ekuivalente, World University Rankings apo Klasifikimi Botëror i Universiteteve, por konsiderohen të suksesshëm në tregun e punës.
Ben Sowter, drejtor i kërkimeve në QS, tha se universitetet që kanë reputacion të shkëlqyer për hulumtime në nivel global nuk janë domosdoshmërisht “ata që inkurajojnë punësimin e studentëve”.
Cambridge është universiteti me renditjen më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në vendin e 7, dhe Oksfordi në vendin e 10. Universiteti i Kolegjit të Londrës është në vendin e 18.
Bazuar në reputacionin e tyre me punëdhënësit, Kembrixh dhe Oxford ishin më të kualifikuarit. Por universitetet në Mbretërinë e Bashkuar humbën pikë për shkak të mungesës së shoqatave me punëdhënësit dhe shkallën e punësimit të të diplomuarve.
Rritja ekonomike e Kinës është pasqyruar në Universitetin Tsinghua që zë vendin e 9 dhe Universitetin e Pekinit që shfaqet në vendin e 20.
Nga 500 universitetet e renditura, 102 janë në Azi, afro 144 në Evropën Perëndimore. Shtetet e Bashkuara kanë 83 universitete, ku 13 përfshihen në 30-shen më të mirë.
Top 30 për punësim
Instituti i Teknologjisë sw Masaçusets, SHBA
Universiteti Stanford, SHBA
Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, SHBA
Universiteti i Harvardit, SHBA
Universiteti i Sidneit, Australi
Universiteti i Melburnit, Australi
Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar
Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, SHBA
Universiteti Tsinghua, Kinë
Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar
Universiteti i Nju Jorkut, SHBA
Universiteti i Torontos, Kanada
Universiteti i Hong Kongut, Hong Kong
Yale University, SHBA
ETH Zurich, Zvicër
Universiteti Princeton, SHBA
Universiteti i Kolumbisë, SHBA
Universiteti “College London”, Mbretëri e Bashkuar
Universiteti i Tokios, Japoni
Universiteti i Pekinit, Kinë
Universiteti Cornell, SHBA
Universiteti i Çikagos, SHBA
Universiteti Kombëtar i Seulit, Koreja e Jugut
Universiteti i Pensilvanisë, SHBA
Universiteti i Miçiganit, SHBA
Universiteti i Waterloo, Kanada
Universiteti Fudan, Kinë
Universiteti Waseda, Japoni
Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, Australi
Ecole Polytechnique, Francë