Mbrëmja e kaluar, mblodhi në atelienë e re të dizajnerit shqiptar Joni Peçi në Tiranë, plot emra të njohur të muzikës dhe ekranit shqiptar.
Aty pamë plot personazhe publike të veshur bukur, derisa vëmendjen na e morën dy shoqet e ngushta të shoubizit shqiptar: Eli Fara dhe Aurela Gaçe.
Dy super këngëtaret shqiptare, të njohura për zërat fantastikë, ishin veshur thuajse njëjtë.
Materiali i përdorur për fustanet e tyre ishte identik dhe ndërronte vetëm modeli, derisa dy këngëtaret po shkëlqenin në veshjet e tyre të arta gjatë kësaj mbrëmjeje.