Një çift shqiptarësh është arrestuar në Itali pasi u kapën me 15 kg drogë. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët që jetonin në Laveno Mombelo të provincës së Vareses deklaronin se ishin shitës frutash e perimesh, por policia kishte ngritur dyshime mbi aktivitetin e tyre.
Pas kontrollit në banesën e tyre u gjetën 15 kg drogë, e dyshuar si kanabis sativa. Dy shqiptarët janë identifikuar si Seda Sheqi, 36 vjeçe dhe Sokol Muça 45 vjeç.
Mësohet se më parë, çifti ishte ndaluar në një qendër tregtare dhe nga verifikimet ata dilnin se ishin pa dokumente. Nga hetimet rezulton se çifti e fshihte kanabisin në arkat me sallatë jeshile, duke e shitur më pas në zona të ndryshme.