Në prag të përballjes së 6 tetori t në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, ylli rus i UFC-së, Khabib Nurmagomedov i ka dërguar sinjale të forta kundërshtarit të tij, Conor McGregor. Në një video të publikuar nga “TMZ Sports”, i pamposhturi Nurmagomedov deklaroi:
“Nuk pres asgjë nga ai. Unë dua të vij, t’i përgjigjem pyetjeve … Unë jam i përqendruar për atë sfidë. Do të çmendem më 6 tetor!
“Pesha ime është e mirë, forma ime është e mirë, ndihem mirë. Do ta bëj të lodhur dhe do ta bëjë atë të duket keq, ky është plani im. Ai nuk mund të luftojë për 25 minuta, ndoshta ai mendon se mund të më copëtojë, por do të shikoni çdo ndodh. “-përfundoi 29 vjeçari rus.
Kujtojmë që konferencat e shtypit për këtë ndeshje janë programuar për t’u mbajtur në orën 17:00 (orën lokale) të kësaj të enjte në New York.