• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza/ ‘Si ka ndryshuar demokracia, dikur 140 deputetët deklaronin 180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze’

15:38 : 15/09/2018
në AKTUALITET, OP-ED

Afrim Krasniqi/ 15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Dikur ishte ditë me simbolikë të madhe, frymëzuese dhe reflektuese. Tani “demokracia“ nuk është shumë në modë dhe modelet autoritariste dhe populistët po dominojnë ligjërimin politik dhe shumë prej shteteve demokratike. Me përjashtim të pjesës më të madhe të Evropës, ca vende në kontinentin amerikan dhe ca më pak në Azi dhe ndonjë vend i veçuar në pjesë të tjera të globit, pjesa tjetër e botës është në krizë vlerash përfaqësimi, nën regjime hibride me dominim totalitar, antidemokratik, ushtarak, ideologjik apo refuzues ndaj simbolikës së ditës.

Po Shqipëria? Vendi që rreth tri dekada më parë pati lëvizjen më elitare për ndryshimin e sistemit drejt demokracisë, sot është peng i një elite konsensuale korruptive, marksiste në mentalitet e autoritariste në veprim, të paaftë të ofrojë ndryshime dhe konsensuale në zhbërjen e vlerave demokratike. Tabela e ecurisë së nivelit të demokracisë është zhgënjyese: në vitet 2000 kishte korrupsion, por kishte më shumë demokraci brenda partive politike; kishte abuzim me pushtetin, por kishte më shumë hapësirë konkurruese.

demo

Lexo edhe:

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

Sot vijon trendi negativ i kufizimit të demokracisë. Dikur adhuronim modelin Thaçer apo Regan, sot adhurojmë modelin Erdogan e Salvini. Krijuam parti për të jetësuar pluralizmin dhe sot ato janë shndërruar në bunkerë strehues të 2-3-4-5 emrave riciklues në pushtetet e tranzicionit. Krijuam sistem votimi për të pasur konkurrencë dhe sot jemi në kohën e votimit formal, ku kritiku më periferik i ndërpritet karriera politike për një vendim të vetëm të ndryshëm nga shefi. E nisëm me deputetë që vinin nga auditoret dhe arritëm tek ata që na i përzgjedhim nga bota e krimit. Dikur 140 deputetët deklaronin180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi. Dëmi më i madh që i bëhet demokracisë nuk është vetëm mohimi i jetësimit të saj, por sundimi antidemokratik duke keqpërdorur termat dhe ligjërimin demokratik dhe duke na e imponuar ktë sundim si model inspirues. Ndaj Shqipëria e sotme, ashtu si ajo e 1990, 1991, 1997, 1999, 2004, 2009 dhe 2013 vijon të jetë vend i ikjes së elitave, i ikjes së brezave më të rinj, i ikjes së atyre që kanë potencial ndryshimi cilësor, – dhe njëherësh, vend ku distanca ndaj pushtetit e qytetarëve është e thellë dhe piramida e vlerave gati e përmbysur.

dem01

Cili është debati e elitave sot? Vendi i Shqipërisë në botën dhe rendin e ri botëror, sfidat shqiptare në rajon, rrugëzgjidhjet për ri-ngritje morale apo identiteti i vlerave? Korrektimi i sistemit politik dhe përfaqësues? Rreziku i ndikimeve lindore dhe raporti me Perëndimin? Liritë individuale dhe raporti me ligjin dhe kulturën demokratike? Kriza e arsimimit dhe ndikimi i valëve të emigrimit në të ardhmen? Jo, as njëra dhe as tjetra. Askush nuk flet për asnjë prej tyre. Temë kryesore vijnë të jenë veshja e kryeministrit dhe batutat e ish kryeministrit, grindjet mes ca çunave të “shkathët” të lagjes që politika i bëri ministra e deputetë, reforma e heqjes së celularëve nga shkolla apo administrata, kazinotë e familjarëve të atyre që bëjnë ligje për kazinotë, gara e kullave në qendër të Tiranës dhe gara për tu dukur më pashëm në TV. Kaq. Asnjë më shumë. Asgjë elitare. As reformë dhe as alternativë.

E ardhmja? Ka skenarë të ndryshëm. Duke perifrazuar një mendje librash jo shqiptar, – jeta e një shoqërie, sprovat, potenciali dhe sfidat e saj janë shumë më të gjata e më komplekse se jetët natyrale të çdo individi sado i pushtetshëm qoftë ai dhe se potencialet negative të një brezi sado gabim të jetë ai. A jemi ne brenda këtij përcaktimi? Fëmijët tanë po, me siguri, bashkë me ata pas tyre. Ne, të sotmit, – jo, ashtu si të djeshmit, – sepse në dy rastet kanë/kemi zgjedhur ose pranuar në emër të pragmatizmit të bëhemi bashkëfajtorë, – të heqim dorë nga liritë tona, nga të drejtat tona, nga aspiratat dhe fuqia jonë. Dhe ky mesazh i thotë të gjitha në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë dhe raportin tallës të Shqipërisë së sotme politike e militante me të.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
AKTUALITET

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025
BOTA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025
Para
Kryeministri Edi Rama, Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga and lawmaker, Eduard Shalsi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

“Tre duart që fshihen pas kompanive të basteve”, Kryeministria i përgjigjet akuzave të PD-së

TË GJITHA

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com