• Kontakt
Tuesday, June 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA thirrje maqedonasve: Votoni në referendum, mundësi historike

23:20 : 13/09/2018
në BOTA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

“Ky është një vendim, të cilin vetëm maqedonasit mund ta sjellin, andaj edhe ju inkurajoj që të shfrytëzoni të drejtën tuaj, por edhe përgjegjësinë dhe në referendum të dilni dhe të votoni. Mendoj se kjo është një mundësi historike dhe mendoj se duhet të dilni pasi vlerësoj se janë të vogla gjasat që të keni edhe një mundësi tjetër”, ka porositur në Shkup, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Wess Mitchell pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev.

Mitchell tha se ka pasur bisedime konstruktive me kryeministrin Zoran Zaev, shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. Në këto takime diplomati amerikan tha se vendimin në referendum mund ta sjellin vetëm qytetarët e Maqedonisë.

“Maqedonia në rrugën drejt perëndimit është një kohë të gjatë, i ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën dhe lirinë themelore për të votuar. Është në interes të Maqedonisë që t’i siguroj se zëri i qytetarëve të saj do të dëgjohet. SHBA-ja mbështet Maqedoninë në këtë proces. Besoj se është në interes të Maqedonisë, në interes të Evropës dhe të Amerikës që të ketë Ballkan stabil, të sigurt dhe prosperues. Ky ishte mesazhi im në të gjitha takimet”, ka deklaruar Mitchell.

I pyetur lidhur me pasojat nëse referendumi dështon, Mitshell tha se nuk dëshiron të spekulojë, por edhe njëherë përsëriti mbështetjen amerikane për Maqedoninë duke theksuar se Uashingtoni është i interesuar për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon.

Lexo edhe:

Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Horoskopi për ditën e martë, 9 qershor 2026

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të publikuar pas takimit të diplomatit të lartë amerikane me ministrin Nikolla Dimitrov, thuhet se “SHBA-ja në këtë takim ka theksuar pritjet për një referendum të suksesshëm dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë”.

Dimitrov, në takim nënvizoi rëndësinë që ka për Maqedoninë mbështetja nga Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe bashkëpunimin e bazuar në partneritetin strategjik.

“Anëtarësimi ynë i merituar në NATO do të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie me prosperitet dhe të sigurt, e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, deklaroi në takim, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në Shkup ka qëndruar edhe përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Më 30 shtator kur të dilni në votime, kujtohuni se ju e keni në dorë çelësin e ardhmërisë. Mos heshtni, çelësat janë te ju dhe mos e lëshoni këtë mundësi, pasi bëhet fjalë për të ardhmen tuaj”, deklaroi Mogherni në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku qëndroi së bashku me kryeministrin Zaev dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë.

Mogherini tha se dyert e BE-së mbeten të hapura dhe se vetëm me unitet dhe përkushtim mund të arrihet shumë në raport me prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës që qytetarët të vendosin sipas bindjes së tyre në referendum, shefja e diplomacisë evropiane tha se nuk përzihet në politikën e brendshme të vendit, por edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe “ta shfrytëzojnë momentin historik”.

/REL/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

23:19 : 08/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e martë, 9 qershor 2026

23:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

23:05 : 08/06/2026
AKTUALITET

Tensione në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

22:58 : 08/06/2026
AKTUALITET

Banorët përplasen me analistët në studio: Na ftuan të takoheshim me Ramën, por nuk kishim çfarë të diskutonim

22:53 : 08/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85
AKTUALITET

Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka

22:46 : 08/06/2026
Para

Raporti i frikshëm/ 9 mln njerëz vdesin këtë vit nga kanceri, prek më shumë të pasurit

TË GJITHA

Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

23:19 : 08/06/2026

Horoskopi për ditën e martë, 9 qershor 2026

23:13 : 08/06/2026

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

23:05 : 08/06/2026

Tensione në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

22:58 : 08/06/2026

Banorët përplasen me analistët në studio: Na ftuan të takoheshim me Ramën, por nuk kishim çfarë të diskutonim

22:53 : 08/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka

22:46 : 08/06/2026

Dojna Mema nga protesta: Zëri ynë më i fortë se pushteti dhe propaganda

22:40 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişgrandpashabetcasibombetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom GirişJojobetcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobetletmejizz.coJojobetGrandpashabetGrandpashabet