Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në komunën e Rahovec.
Më 7,8 dhe 9 shtator në këtë ko,unë është mbajtur festivali i vjeljes së rrushit, “Hardh Fest” .
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit dhe trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të kësaj komune.
Për këtë arsye u mbajt dhe një koncert ku përformuan grupe te njohura si brënda dhe jashtë vendit.
I ftuar në këtë koncert ishte dhe grupi nga Suedia, Madman’s Choice.
Ata kanë përgatitur një befasi për publikun shqiptarë duke kënduar këngën e njohur shqiptare ’Xhamadani vija vija’ në gjuhën shqipe.
Kjo ishte dhe një nga momentet më kulmore e festivalit.
Për më shumë ndiqni videon.