• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ekskluzive/ “Lobimi i PD”, Bllofi i Xhafaj-Lu për inkriminimin e Bashës

14:34 : 10/09/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, dështuan në planin e tyre për inkrimimin e kryetarit e opozitës, Lulzim Basha, në çështjen që lidhej me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhjet, të hamendësuara dhe tërësisht abuzive, me qarqe ruse.

Një burim i lartë i Ministrisë së Brendshme tregoi për “Boldnews.al” mbi manovrat e kryera nga Xhafaj-Lu për krijuar një situatë të disfavorshme për lidershipin e Partisë Demokratike. Dyshja Xhafaj-Lu tentoi të përfshinte në këtë “lojë” edhe dy ekspertëtë e FBI-së, të cilët, zyrtarisht, u tha se mbërritën në Tiranë për të qenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit”.

“Boldnews.al”, i cili beson në integritetin e burimit të tij, po sjell në mënyrë të përmbledhur bisedën me zyrtarin e lartë, duke i ruajtur anonimatin.

Lexo edhe:

Temperaturat ekstreme në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

Në nëntor të vitit të kaluar, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, prezantuan “Forcën e ligjit”. Sipas projektit të prezantuar nga Xhafaj-Lu, policia shqiptare do të krijonte një bërthamë të rëndësishme për të goditur krimin e organizuar. Në ndihmë të strukturës “Forca e Ligjit” do të vendoseshin edhe resurset e FBI-së në Ballkan.

Për ta bërë më bindës angazhimin e FBI-së në Shqipëri, në takimin prezantues ishin të pranishëm edhe dy ekspertë e Byrosë Federale, të cilët ishin me seli në Rumani- Mark Newhouse dhe Jack Liao. Në fakt, dy ekspertët amerikanë ishin në Tiranë, pas një komunikimi me ambasadorin Donald Lu.

Burimi tregon se përfaqësuesit e FBI-së u ftuan të merrnin pjesë në atë takim prezantues, duke qenë se ato ditë gjendeshin në Tiranë, pas komunikimeve që kishin zhvilluar me ambasadorin Lu. Dy ekspertët e FBI-së nuk kishin asnjë rol në strukturën “Forca e Ligjit”, e cila është tërësisht lokale shqiptare.

Prezantimi i “Forcës së Ligjit” përkoi me ngritjen e furtunës publike, kryesisht nga mediat e majta, për lidhjet e Partisë Demokratike me qarqe ruse. Nëpërmjet shkrimeve, me shumë mundësi të paguara nga Shqipëria, në një portal amerikan me prirje anarkiste, aludohej se kompania që kishte lobuar për disa takime të rëndësishme të Bashës në SHBA ishte e lidhur me interesa ruse.

Portali “Mother Jones”, në materialin e tij që e paraqiti si investigim, kishte realizuar disa lidhje polivalente, të cilat, sipas tyre, lidhnin lobistin Nick Muzin me një kompanië në Skoci, që kjo e fundit kishte lidhje me disa kompani off-shore, ku dukeshin edhe interesa ruse. E gjitha ishte një mish-mash aludimesh, pa asnjë bazë, por që gjithësesi u shfrytëzuan nga maxhoranca socialiste për të sfumuar akuzat e opozitës për blerje të votimeve të vitit 2017.

Donald Lu, i cili humbi shumë kredibilitetin e tij si diplomat i rëndësishëm në Tiranë për shkak të afeksionit me qeverinë “Rama”, e shfrytëzoi këtë situatë, duke njoftuar ekspertët e FBI-së, të cilët mbulojnë zhvillimet në Europën Juglindore. Burimi nga Ministria e Brendshme tregon se Mark Newhouse dhe Jack Liao kishin për detyrë që të siguronin informacione mbi ekspansionin e interesave ruse në Ballkan. Për këtë arsye, njoftimi i Donald Lu se opozita shqiptare mund të kishte krijuar lidhje me kompani ruse, zgjoi interesimin e tyre. Ata mbërritën në Tiranë dhe zhvilluan disa takime të nivelit të lartë, të përqëndruara të gjitha në çështjen e “ndikimit rus” dhe lidhjeve me opozitën.

Pasi morën informacionin e nevojshëm, Mark Newhouse dhe Jack Liao u kthyen në zyrat e tyre në Rumani, me bindjen se situata nuk ishte aspak siç ua kishte prezantuar Donald Lu. Për shkak të natyrës diskrete të punës së tyre, dy ekspertët e FBI-së nuk treguan se përfshirja e tyre në strukturën “Forca e Ligjit” ishte thjesht një mbulesë për misionin e tyre në Tiranë.

Rezultatet e investigimit të dy ekspertëve amerikanë iu bën të ditura Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ky i fundit ia përcolli ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Dyshja Xhafaj-Lu nuk arriti të ngrinte një çështje ndaj Bashës dhe, shumë shpejt pas raportit të dy ekspertëve të FBI-së, çështja e “lobimit rus” nuk u përmend më nga mediat pro-qeveritare.

Duke përfunduar bisedën, burimi i “Boldnews.al” nga Ministria e Brendshme tregon gjithashtu se dy ekspertët e FBI-së, Mark Newhouse dhe Jack Liao tashmë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përfundim të mandatit të tyre, në mars 2018.

Ndërkohë, Donald Lu është në pritje të vendimit për konfirmimin ose jo në detyrën e ambasadorit në Kirgistan, ndërsa Fatmir Xhafaj pësoi një goditje të rëndë, për shkak të aktivitetit të vëllait të tij, Agron (Geron) Xhafaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperaturat ekstreme në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

16:14 : 09/06/2025
SPORT

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025
SPORT

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025
Para

Vidhnin nëpër shkolla, policia procedon 5 minorenë

TË GJITHA

Temperaturat ekstreme në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

16:14 : 09/06/2025

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com