Reperi i njohur Majk ka zbuluar se do të jetë pjesë e një filmi që shumë shpejt do të transmetohet në kinematë shqiptare.
Filmi ka regjisor Genc Berishën dhe kasti i aktorëve përfshin emra të njohur të kinematografisë shqiptare.
“Diamanti” duket se do të jetë film i zhanerit aksion dhe në 25 tetor do të shfaqet për publikun shqiptar në Cineplexx.
Këtë e bëri të ditur vetë reperi me një postim të tij në Instastory.