Zgjerohet rrethi i punonjësve në sistemin e drejtësisë që pritet t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi.
Mësohet se në sitën e vettingut pritet të kalojnë Prokurorët e Krimeve të Rënda.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i ka bërë kërkesë prokurorisë përgjithshme për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e prokurorëve.