Nga Artan Fuga
Të heqim telefonin celular nga shkolla. Pastaj as wifi të mos ketë. Mos t’i shkojë mendja ndokujt të kërkoj që në klasa të ketë kompjuter ose ekran elektronik. Hiqni edhe kalkulatriçet.
Të vozisë zysha në internet për t’u treguar nxenësve dije bashkëkohore, as mos e mendoni se ndalohet.
Madje as epruveta për kimi.
Modelim robotike?
Kibernetike?
Menaxhim big datash?
U pupupu!
Doni të na prishni rininë!
Le të kthehemi te furnella me vajguri.
Të kthehemi te periudha kur inkuizicioni varte për gjuhe, Galilein.
Poshtë teknologjia!
Poshtë progresi!
Se luajnë nxënësit me celular dhe nuk e kanë mendjen në mesim.
As stilografa atëherë, se shpojnë njeri-tjetrin në prapanicë.
As libra, se mund të gjuajnë njeri-tjetrin.
O Zot, si mund të na prodhojë mendja kaq reaksion ndaj shekullit të 21-të! Ndaj teknologjisë!
Pse akoma te epoka e bronxit, ne?!