Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e kërkuar nga opozita.
Seanca do të fillojë punimet në ora 10:00, njofton Zeri, dhe pikë e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës për integritetin territorial të Kosovës.
Mbajtja e kësaj seance ka dështuar mbrëmë pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të filluar punimet.