Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë deri në 200 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, raporton Don Balon.
27-vjeçarui i cili ishte protagonist gjatë suksesit të Francës në Kupën e Botës 2018, është konsideruar si lojtari ideal për të zëvendësuar Ronaldon e larguar tek Juventusi.
Megjithatë Griezmann në krahun tjetër ka deklaruar se nuk do të largohet nga Atletico, por nuk e ndal Realin të vijojë negociatat.