Ai kohët e fundit u transferua nga Real Madridi në Juventus në një marrëveshje prej 99 milionë paund. Por ndërkohë që Cristino Ronaldo ende duhet të shënojë për ekipin e tij të ri, ka marrë pak kohë pushim për veten.
Futbollisti është fotografuar duke shijuar pushimet me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Sardenjë. Por një detaj i veçantë është vënë re tek 33-vjeçari.
Cristiano është fotografuar me syrin e nxirë ndërsa lahej në det. Ylli i futbollit ka marrë një goditje në syrin e majtë por nuk dihet nëse iu është shkaktuar gjatë ndeshjes me Parmën apo në ndonjë incident tjetër.