Disa njerëz mund të flasin një numër të shumtë gjuhësh të huaja. Si arrijnë ata ta bëjnë një gjë të tillë, pyet David Robson, dhe si mund të mësojmë prej tyre?
David Robson, BBC
Gjatë një dite me diell, në një ballkon të Berlinit, Tim Keeley dhe Daniel Krasa po i hedhin fjalë njëri-tjetrit si të ishin plumba. Në fillim gjermanisht, pastaj në gjuhën hindu, polonisht, kroatisht e shumë gjuhë të tjera, të cilat i ngatërrojnë në mes të një bisede. Në një bisedë ato kalojnë 20 gjuhë të ndryshme. Ndodhem në Berlin për Mbledhjen Poliglote, një takim me 350 a më shumë njerëz që flasin gjuhë të ndryshme. Në fakt, ata që bëjnë pjesë tek surprizat janë të ashtuquajturit ‘Hiperglotët’, si Keeley dhe Krasa, të cilët flasin të paktën 10 gjuhë. Një prej gjuhëtarëve më të aftë që takova këtu, Richard Simcott, udhëheq skuadrën e poliglotëve në një kompani të quajtur eModeration. Ai vetë është i aftë të përdorë 30 gjuhë. Me një njohuri modeste për italishten dhe disa fjalë në gjuhën daneze, unë ndjehem jashtë rrethit të poliglotëve. Por thonë se duhet të mësosh nga më të mirët, prandaj ndodhem këtu për të zbuluar sekretet e tyre.
Ndërtimi i miqësive është motivimi kryesor i shumicës së poliglotëve
Kur bie fjala për sfida të trurit, padyshim mësimi i një gjuhe të re është ndër më të vështirat. Ne kemi sisteme të ndryshme kujtese dhe të mësosh një gjuhë të re, kërkon pjesëmarrjen e të gjitha sistemeve. Truri i njeriut përmban një memorie proçeduriale, që programon muskujt për të formuar theksin e duhur, dhe një memorie declarative, që ka aftësinë për të kujtuar fakte, ose të paktën 10 mijë fjalë të reja.
Mësimi i një gjuhe të re është mënyra më e mirë për ta stërvitur trurin. Studime të shumta kanë treguar se të jesh një person që di shumë gjuhë, ju bën më vigjilentë dhe ju përmirëson memorien. Ellen Bialystok nga Universiteti i Jorkut në Kanada thotë se është një faktor i mirë kundra diagnostikimit me sëmundjen Alzheimer. Mësimi i gjuhëve është një dobi për trajnimin e trurit, që ka tendencën të dështojnë në përmirësimet afatgjata të kujtesës. Megjithatë, neuroshkencëtarët thonë se nuancat e një gjuhe të re ne mund t’i kapim më lehtë gjatë fëmijërisë sonë. Me kalimin e moshës, mësimi i një gjuhe të re bëhet më i vështirë.
Por nuk është e thënë të ndodhë gjithnjë kështu. Shumica e hiperglotëve që takova në Berlin, kanë zotëruar një numër të madh gjuhësh jo në moshë të re. Keeley u rrit në Florida, ku u ekspozua ndaj folësve të spanjishtes në shkollë. Si fëmijë që ishte, ai përdorte edhe stacionet e huaja të radios, pavarësisht se nuk kuptonte asnjë fjalë. “Ishte si një muzikë për mua,” thotë ai. Por vetëm kur u rrit dhe filloi të udhëtonte nëpër botë, si fillim në Kolumbi, ai mësoi frëngjishten, gjermanishten dhe gjuhën portugeze në kolegj. Ai më pas lëvizi në Zvicër dhe Europë Lindore përpara se të drejtohej për në Japoni. Ai tani flet rrjedhshëm të paktën 20 gjuhë, të cilat ai i ka mësuar kur ishte i rritur.
Poliglotët priren ta “jetojnë” gjuhën dhe kulturën e saj
Pyetja që shtrohet është, si munden hiperglotët të perfeksionojnë kaq shumë gjuhë të reja – dhe a mundemi ne të tjerët t’i imitojmë ata? Mbase ata ndihen më të motivuar se të tjerët. Shumë vetë, si Keeley, janë persona që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, duke marrë me veten gjuhën e çdo vendi ku shkojnë. Shumë nga ne luftojnë për të folur një gjuhë tjetër rrjedhshëm. Keeley, që së fundmi po shkruan një libër për faktorët ndikues socialë dhe psikologjikë për t’u bërë poliglot, është skeptik se kjo është thjeshtë një pyetje e inteligjencës së papërpunuar.
Kameleonët kulturorë
Keeley mendon se është të shohim përtej intelektit, në thellësinë e personalitetit tonë. Teoria e Keeley është se të mësuarit e një gjuhe të re shkakton një ri-shpikje të vetes dhe ndjenjave tuaja – dhe gjuhëtarët më të mirë, janë ata që e kanë më të lehtë të marrin një si lloj identiteti të ri. “Bëhesh kameleon,” thotë ai.
Psikologët e dinë prej kohësh se gjërat që ne flasim ndërthuren me identitetin tonë. Është një klishe që gjuha frënge ju bën më romantikë, apo italishtja ju bën më pasionantë, por secila gjuhë lidhet me normat kulturore që ndikojnë në sjelljen tuaj. Ajo çka është më e rëndësishme është fakti që studime të ndryshme kanë zbuluar se njerëzit që flasin shumë gjuhë përshtatin sjelljet e tyre në varësi të gjuhës që flasin.
Gjuhë të ndryshme gjithashtu mund t’ju sjellin kujtime të ndryshme të jetës. Këtë e zbulon shkrimtari Vladimir Nabokov në autobiografinë e tij. Rusi zbuloi se në fillim e kishte shumë të vështirë të shkruante në gjuhën e dytë, anglishten, por në momentin që niste të shkruante, kujtimet e tij shpaloseshin me detaje të reja. “Versioni i tij rus ndryshonte aq shumë sa që e kishte të nevojshme ta ripërkthente atë version në anglisht,” thotë Aneta Pasvlenko nga Universiteti i Filadelfias, libri i së cilës “Mendja Dy-Gjuhësore”, eksploron disa nga këto efekte.
Duke i rezistuar procesit të rishpikjes mund të ndaloni veten tuaj nga të mësuarit një gjuhë të re, thotë Keeley, që është profesor i menaxhimit ndër-kulturor në Universitetin e Japonisë. Dihet që nëse ju e identifikoni veten me një person tjetër, keni tendencën t’i imitoni ata – një proces që do përpjekje në përmirësimin e mësimit të gjuhës. Por identiteti i adoptuar, dhe kujtimet e lidhura, mund t’ju ndalojnë së ngatërruari gjuhën e re me gjuhën tuaj amtare, duke ndërtuar barriera nervore mes gjuhëve. “Duhe të ekzistojë një lloj shtëpie në mendjen tuaj për çdo gjuhë dhe çdo kulturë lidhur me eksperiencat e jetës, në mënyrë që gjuhët të qëndrojnë aktive dhe mos të miksohen me njëra-tjetrën,” thotë Keeley.
Një nga poliglotët më të mirë, Michael Levi Harris na demonstron disa nga parimet më të mira të mësimit të gjuhëve. Ai ka njohuri të avancuara për 10 gjuhë, dhe kupton 12 të tjera. Duke jetuar një kohë të gjatë në Londër, pavarësisht se është njujorkez, ai ka marrë theksin e anglezëve të Anglisë. Qëndrimi i tij ndryshon sa herë që përdor një gjuhë të re. “Nuk është se unë e mendoj një gjë të tillë që të ndryshoj qëndrimin tim, por është diçka që ndodh natyrshëm,” thotë Harris. Ai ka disa këshilla si të nisim të mësojmë një gjuhë të re, bazuar në eksperiencën e tij.
Gjëja kryesore, thotë ai, është të përpiqemi të imitojmë pa vënë re mënyrën s ii shqiptojmë fjalët. “Çdokush mund të dëgjojë dhe të përsërisë,” thotë ai. “Ndonjëherë dhe mund ta ekzagjeroni,” thotë Harris nga eksperienca e tij si aktor.
Ai gjithashtu sugjeron të kemi kujdes në mimikën e fytyrës, pasi ajo është vendimtare në prodhimin e tingujve. Së fundmi ai thotë se ju duhet të përpiqeni të kapërceni ndrojtjen lidhur me prodhimin e tingujve të çuditshëm, të tilla si tingujt grykorë në arabisht për shembull. Në fillim përdorimi i fjalëve të huaja mund të na duket si budallallëk, por me kalimin e kohës përdorimi i tyre bëhet i natyrshëm. “E gjitha ka të bëjë me zotërimin e gjuhës,” thotë Harris.
Të gjithë sugjerojnë se nuk duhet të jemi shumë ambiciozë kur duam të mësojmë një gjuhë, veçanërisht në fillim. “Nëse ka një faktor të vetëm që ndalon njerëzit në vazhdimin e misionit të tyre për mësimin e një gjuhe të re, është se ne mendojmë se duhet ta flasim gjuhën ashtu siç e flasin vendasit”, thotë Pavlenko.
Ne duhet ta praktikojmë gjuhën nga pak dhe në mënyrë të vazhdueshme, të paktën për 15 minuta, 4 herë në ditë. Ushtrimet me analogjitë janë shumë të mira, thotë Alex Raëlings. Edhe nëse jeni shumë të lodhur ose të zënë për të bërë studime serioze, mjafton praktika nëpërmjet një dialogu apo dëgjimi i një këngë të huaj, mund t’ju ndihmojë shumë, thotë Simcott.
Të gjithë hiperglotët që takova janë shumë entuziastë në lidhje me përfitimet e mëdha që mund të arrihen nëpërmjet mësimit të gjuhëve të ndryshme – përfshi dhe mundësinë për të bërë miq të rinj, dhe të kalosh përtej barrierave të vështira kulturore.
Të mësuarit e një gjuhe, mund të të hapë me të vërtetë një botë të re thotë Harris./BBC/ American Eye/