• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Një muaj burg për futbollistin e Kombëtares/ Franc Veliu u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

10:30 : 27/04/2016
në KRYESORE

Një futbollist që ka qenë në xhiron e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një muaj burg. Franc Veliu, 27 vjeç, që luan aktualisht për skuadrën e Partizanit, është kapur pak kohë më parë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Bold News ka siguruar ekskluzivisht vendimin e gjykatës, ku detajohet e gjitha ngjarja, e mbajtur deri më sot sekret, për shkak të karrierës futbollistike të mbrojtësit vlonjat. Ai u kap më 24 tetor të vitit të kaluar në Tiranës nga një autopatrullë policie, e cila i preu letrat për në qeli. Në atë kohë, Veliu luante për skuadrën e Kukësit, ndërsa më pas ka prishur kontratën, duke nënshkruar për Partizanin. Nuk dihet arsyeja e këtij transferimi, ndërsa arrestimi nga policia, apo drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, mund të jenë bërë shkak për prishjen e njëanshme të kontratës.

Sipas vendimit të gjykatës, më datë 24 tetor 2015, rreth orës 03:30, shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë në vendin e quajtur pranë nënkalimit të Unazës së Re, tek liqeni i thatë, Tiranë, të pandehurin Franc Veliu, i cili po qarkullonte duke drejtuar një automjet të markës “BMW”, me ngjyrë të zezë, me targa AA 345 FI. Pasi i është bërë shenjë për të ndaluar mjetin, Franc Veliut i është kërkuar dokumentacioni i mjetit dhe nga komunikimi me të, policët kanë dyshuar se ai mund të kishte përdorur pije alkoolike. Në këto kushte është kryer shoqërimi i të pandehurit për verifikime të mëtejshme në Policinë e Tiranës si dhe për t’iu nënshtruar testit për vërtetimin e konsumimit të alkoolit.

Sipas procesverbalit të testimit të drejtuesit të mjetit për konsumim alkooli nëpërmjet aparatit alkoolmatës “Drager”, të datës 24 tetor 2015, të përpiluar nga punonjësit e policisë ka rezultuar se i pandehuri kishte konsumuar pije alkoolike, e vërtetuar kjo me dy fletët e printuara për testimin e drejtuesit të mjetit për konsumim alkooli nëpërmjet frymëmarrjes me anën e aparatit alkoolmatës të llojit “Drager”, të datës 24.10.2015, ora 03:30 min dhe ora 03:46 minuta. Mësohet se Veliu kishte konsumuar pije alkoolike, në masën mbi 0.5 %, (nga treguesit evidentohet 0.63 mg/L e 0.64 mg/L).

Në këto rrethana, më datë 24.10.2015, ora 06:30 shërbimet e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në flagrancë të të pandehurit Franc Veliu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale që i atribuohet në këtë gjykim.

Lexo edhe:

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

Më datë, 24.10.2015, Gjykata e Tiranës ka vleftësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të pandehurit Franc Veliu dhe është caktuar ndaj tij masa e sigurimit personal “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

I pyetur në fazën e hetimeve paraprake të çështjes, Franc Veliu e ka pranuar veprimin e kryer si dhe ka shpjeguar se ditën e ngjarjes kur është ndaluar nga patrulla e policisë ai kishte konsumuar pije alkoolike nga gëzimi për rast familjar (fejesë), por nuk kishte menduar se kishte pirë tej limitit të lejuar

Në fund, gjykata çmoi se në veprimet e të pandehurit Franc Veliu janë të pranishëm të gjithë elementët që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjykata e dënoi me 45 ditë burg, ndërsa ia reduktoi me 30 ditë për shkak se i pandehuri kishte pranuar akuzën. Por, edhe kjo masë e dënimit iu konvertua në një gjobë pre 150 mijë lekë të reja.

Vendimi i Gjykatës për futbollistin

SKEDA FUTBOLLISTIKE

Franc Veliu
Datëlindja: 11 nëntor 1988 (27 vjeç)
Vendlindja: Vlorë
Gjatësia: 1.86 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubi aktual: Partizani

Karriera në klube
2006–2015: Flamurtari Vlorë, 210 (14 gola)
2015–2016: Kukësi, 8
2016 e në vazhdim: Partizani

Kombëtarja
2008–2009: Shqipëria U21, 8 ndeshje
2009–2013: Shqipëria, 7 ndeshje

Trofetë
2008-2009: Fitues i Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin
2013–2014: Fitues i Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin

(Boldnews)

Lajme të lidhura

BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
Para

Grabitja me armë e 180 mijë dollarëve, Policia: Ja si ndodhi ngjarja

TË GJITHA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com