Unë, Somayeh Mohammadi, 38, anëtare e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), refugjate në Shqipëri, jam informuar se Fiks Fare ka ndërmend të transmetojë një program në Top Channel, ku përsëriten gënjeshtrat e agjentëve të regjimit anti-njerëzor iranian për mua dhe organizatën time. Kjo është pjesë e torturës psikologjike dhe fushatës së keqinformimit kundër meje, MEK-ut dhe refugjatëve që janë anëtarë të kësaj organizate, nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit iranian (MOIS) dhe nga ambasada iraniane në Shqipëri. Ylli i shfaqjes së Fiks Fares është im atë, Mostafa Mohammadi.
Pas u rekrutua nga MOIS, për katërmbëdhjetë vjet, Mostafa Mohammadi ka pretenduar në mënyrë të rreme se MEK më ka rrëmbyer dhe se jam e burgosur në Shqipëri. Më 5 korrik 2018, Mostafa Mohammadi u dërgua në Shqipëri nga MOIS. Justifikimi për ardhjen e tij këtu është se gjasme dëshiron të më takojë. Historia e tij e mëparshme dhe ngjarjet e gjashtë javëve të fundit tregojnë se takimi me mua është thjesht një maskë pas së cilës fshihet misioni kundër anëtarëve të MEK, refugjatëve iranianë, një mision të cilin ai po e ndjek së bashku me një numër agjentësh të njohur të regjimit iranian, emrat dhe historitë e bashkëpunimit të të cilëve me MOIS janë të disponueshme dhe mund të prezantohen. Eksperienca ime e gjatë në Irak, përpara ardhjes në Shqipëri, tregon se këto fushata demonizimi janë prelud i planeve terroriste kundër nesh, refugjatëve iranianë.
Programi i Fiks Fare, i cili është blerë e përdorur paturpësisht nga regjimi iranian, shkurtin që shkoi transmetoi një program totalisht të rremë e jashtëzakonisht provokativ që ishte sponsorizuar nga ambasada e regjimit iranian kundër MEK në Shqipëri. Ky program i hapi shpejt rrugën dhunës dhe terrorizmit të regjimit iranian në Shqipëri. Në programin e tij, Fiks Fare ia drejtoi MEK-ut gënjeshtrat e regjimit të Mullahëve duke ftuar tre agjentë të MOIS në program. Tani, këta tre agjentë dhe Mostafa Mohammadi po veprojnë si një bandë. Në atë kohë, rezistenca iraniane pati shpallur “Është e qartë që këto gënjeshtra kanë për qëllim t’ua hapin rrugën akteve terroriste kundër MEK dhe refugjatëve iranianë.” Fatmirësisht, me arrestimin e terroristëve të dërguar nga regjimi iranian më 20 mars 2018, plani terrorist i regjimit, i cili do të kishte lënë qindra të vrarë mes refugjatëve iranianë dhe qytetarëve shqiptarë në Tiranë, u prish.
Deparatmenti amerikan i Shtetit në një deklaratë të shkruar më 5 korrik 2018, i konfirmoi arrestimet duke përmendur se më 22 mars, dy agjentë të regjimit iranian ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare me akuzën e terrorizmit. Tani skenari është i njëjtë, vetëm se janë ndryshuar agjentët dhe po përdoret Mostafa Mohammadi. Në mënyrë që të legjitimizojë programin e tij të paracaktuar, Fiks Fare erdhi në banesën time dhe në atë të anëtarëve të tjerë në Manëz dhe duke na kërcënuar, kërkoi të më intervistonte. Është e qartë që unë nuk do të marr pjesë kurrë në një program që është organizuar nga Ministria e Inteligjencës së Mullahëve. Edhe pse Mostafa Mohammadi është emigrant dhe shtetas në Kanada, në vitin 2008 ai shkoi në Iran ku mori një viza nga ambasada irakene në Teheran në mënyrë që të shkonte në Irak. Kështu, ai erdhi në Kampin Ashraf për të më bezdisur e torturuar mua dhe banorët e tjerë të kampit. Ai ka ardhur në Ashraf disa herë dhe ishte një nga organizatoret e torturës psikologjike 24-orëshe përmes 320 altoparlantëve. Gjatë dy viteve (nga shkurti 2010 deri në dhjetor 2011) që zgjati kjo torturë psikologjike, Mostafa Mohammadi ishte i pranishëm gjithë kohën atje. Ka më shumë se 14 vjet që Mostafa Mohammadi më bën një presion të tillë të ndyrë moral dhe luftë psikologjike kundër meje për të më detyruar t’i dorëzohem e të bashkëpunoj me regjimin kriminel e mizogjinist të Mullahëve kundër MEK-ut e miqve të mi.
Ky bashkëpunim i Fiks Fare me agjentët e regjimit fashist fetar të Iranit po bëhet në kohën që: 1. Pas intervistës dhe hetimit të plotë të policisë ndaj meje, prokurori në krye të hetimit mbi kallëzimet dhe akuzat e bëra nga Mostafa Mohammadi, vendosi që unë qëndroj me MEK bazuar në vendimin dhe në vullnetin tim të lirë, dhe e refuzoi kallëzimin e Mostafa Mohammadi-t. 2. Në letrën time drejtuar Ministrit të Brendshëm, në intervistat e mia me shtypin shqiptar dhe në vizitat që kam pasur me personalitete e avokatë shqiptarë gjatë javëve të shkuara, kam theksuar se që nga viti 2004 kur kuptova se Mostafa Mohammadi është marrë në punë nga MOIS kundër MEK dhe se po më përdor mua për të fituar para nga regjimi iranian, i dhashë fund të gjitha takimeve me të dhe nuk dua ta shoh më. 3. Dhjetra refugjatë iranianë, miqtë e mi në Shqipëri që kanë qenë viktima të sulmeve të dhunshme dhe torturave psikologjike nga regjimi iranian dhe nga Mostafa Mohammadi në Irak, janë ankuar në drejtësinë shqiptare kundër Mostafa Mohammadi-t, për përpjekjet e tij për të përgatitur terrenin për sulme terroriste kundër tyre dhe kanë kërkuar arrestimin dhe gjykimin e tij.
Unë i kërkoj me ngulm presidentit të Top Channel që ta ndalojë transmetimin e programit të ndyrë të Fiks fare kundër meje dhe MEK, e cila është rezistenca legjitime për lirinë e popullit iranian, dhe të mos e lejojë Top Channel që të bëhet përsëri zëri i Mullahëve për të përgatitur terrenin për sulme terroriste kundër refugjatëve iranianë. Somayeh Mohammadi Tiranë 29 gusht, 2018