• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Jeton në super luks, por nuk i pëlqen të flasë, Ingrid Gjoni inauguron vilën mahnitëse

17:42 : 27/08/2018
në NDRYSHE

Ka mbi 15 vite që merret me muzikë, gjithnjë në qendër të vëmendjes për jetën e saj artistike, por shumë pak informacion për atë private. Ingrid Gjoni ka ditur gjithnjë si të jetë në modë dhe e pëlqyer me muzikën që bën, pavarësisht se trendet ndryshojnë shumë shpesh dhe mjaft këngëtarë të rinj kanë populluar tregun muzikor.

Prej 6 vitesh nënë e një djali, Paridit, Ingrid Gjoni nuk ka stopuar për asnjë moment me muzikën. Një nga bashkëpunimet që rezultoi mjaft i suksesshëm, ka qenë ai me këngëtarin e muzikës popullore Gjeto Luca. Ingriti me Gjeton kanë bërë bashkë dy këngë, por shumë koncerte. Në faqen e këngëtares shihet se ata janë të ftuar shumë sidomos në diasporë.

Ndërkohë, edhe në planin personal duket që jeta e Ingrid Gjonit po shkon shumë mirë. Me siguri që financat e saj duhet të jenë në nivele të pëlqyera me kaq aktivitet muzikor, por nga ana tjetër duhet thënë se ajo, edhe nga familja ka qenë gjithnjë shumë mirë ekonomikisht. Madje, Ingridi nuk ka ngurruar që të tregojë herë pas here në intervista se ku jeton dhe të ndajë me fansat e saj ambientet e apartamentit të saj në Tiranë.

Lexo edhe:

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Gjithnjë një arredim me shije dhe mjaft modern, ku duket që Ingridi është një maniake për t’i pasur gjërat në perfeksion. Por pak javë më parë ajo ka publikuar një video ku në plan të parë është i biri dhe tregohet gjithashtu se Ingridi ndodhet në një vilë super luksoze. Nga videoja që Ingridi ka nxjerrë në “Instagram”, duket që bëhet fjalë për një shtëpi të madhe me dy kate, me një arredim me shumë shije dhe mbi të gjitha me një oborr gjigand ku spikat gjelbërimi.

Sipas informacioneve tona, vilën e ka blerë në zonën e Gjirit të Lalzit, aty ku jetojnë shumë personazhe Vip. Mesa duket, Ingridi ka realizuar kështu ëndrrën e saj për të jetuar në luksin që vetëm Vip-at e vërtetë e arrijnë, në një shtëpi buzë detit. Në komentet e videos që ajo vetë ka postuar në “Instagram”, krahas komplimenteve për çunin, Ingridin e kanë uruar gjithashtu për shtëpinë e re.

Ndërkohë, edhe muzikën nuk e ka lënë pas dore këto kohë. Ajo së bashku me Ada Lukën dhe Foggyn, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. ”Hasta la vista” titullohet kënga e tyre e re, e cila në shqip përkthehet “Lamtumirë”. Muzika është realizuar nga Marsel Gunga, ndërsa për tekstin është kujdesur reperi 2 Step. “Hasta la vista” vjen në kanalin “YouTube” edhe me një klip mjaft veror, në të cilin dy këngëtaret shfaqen mjaft provokuese dhe atraktive. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production. Ky është projekti i parë i këngëtares Ingrid Gjoni për këtë vit, ndërsa pritet që në vazhdim të sjellë për fansat edhe këngë të tjera.

E duke u kthyer përsëri te jeta private dhe të jetuarit në luks, tashmë disa personazhe të botës së showbizit, kanë blerë vila luksoze që në disa raste kapin shifra shumë të larta. Të paktën nga çfarë është parë në intervista të ndryshme apo foto dhe video në “Instagram”, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai, Ermal Mamaqi dhe Ami Toska, janë dy çifte të famshëm që gjithashtu kanë zgjedhur të jetojnë në vila luksoze. Enca ka treguar që po bën një vilë, por deri tani nuk ka sjellë ndonjë foto apo video. Me siguri nuk e ka përfunduar akoma. Zaimina Vasjari gjithashtu tregoi se ka blerë një shtëpi të re, një vilë të këndshme me pishinë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025
AKTUALITET

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025
BOTA

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla

08:27 : 19/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

08:18 : 19/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
Para

S’mban më Lori Hoxha, kujt i’a drejton gishtin e mesit?

TË GJITHA

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla

08:27 : 19/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

08:18 : 19/06/2025

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com