“Para disa muajsh hyra në kursin për patentën e motorrit dhe sot jam një nga “Specialet” e Policisë në kryeqytet”.
Keshtu prezantohet Klea, nje nga specialet e skuadres “Shigjeta” ne dispocion per cdo emergjence aty ku e kerkojne.
Edhe ish-ministri Saimir Tahiri ishte i njohur per promovimin e femrave ne rradhet e policise.
Postimi i Policisë së Shtetit:
“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Jam Klea, efektive e skuadrës “Shigjeta”, në Tiranë.
Para disa muajsh hyra në kursin për patentën e motorrit dhe sot jam një nga “Specialet” e Policisë në kryeqytet.
Gjatë verës jemi në shërbim në ndihmë të kolegëve tanë, në aksin me ngarkesë të shtuar në qarkullimin rrugor, “Fier – Levan”. Çdo ditë “fluturojmë” aty ku na kërkojnë apo bëjnë thirrje për emergjencë.
Telefono dhe ti për çdo nevojë apo kur konstaton një paligjshmëri në nr. falas 112, 24/7 !”