Ambasada Amerikane paralajmëron turistët amerikanë që ndodhen apo do vizitojnë Greqinë për rrezikun nga virusi i Nilit Perëndimor, që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave te infektuara.
Greqia është një nga vendet ballkanike të prekura nga ky virus, me 109 të kuruar dhe 11 viktima deri tani. Ambasada Amerikane ka shënuar alarm si në rastet e epidemive të mëdha me rrezik për shëndetin, duke informuar për masat paraprake mbrojtëse, si dhe të ndjekin vazhdimisht median greke për çdo informacion. Turistët këshillohen të qëndrojnë larg zonave Megara, Mandra të Atikës, si dhe te përdorin veshje te gjata e te përdorin sprai farmaceutike kundër mushkonjave.