Pavarësisht programeve të shumta televizive, fotografive apo artikujve kushtuar Mbretëreshës Elizabeta II nëpër gazeta, nuk i dimë të gjitha rreth saj.
Ka akoma fakte që na suprizojnë, veçanërisht ato që i kanë rezistuar kohës pa ndonjë arsye të vërtetë – si fakti që ajo zotëron të gjithë delfinët që ndodhen rreth Mbretërisë së Bashkuar. Teksa mbretëresha mbush plot 90 vjeç këtë javë, këto janë disa fakte për Madhërinë e saj:
1 – Mungesa e pasaportës
Mbretëresha zyrtarisht nuk ka një pasaportë për të udhëtuar. Duke përjashtuar ligjet strikte të imigracionit, mbretëresha mund të lëvizë lirisht brenda dhe jashtë kontrollit të kufijve siç ajo dëshiron, sepse pasaporta britanike janë të ndaluar në emër të saj.
2 – Aftësitë e saj gjuhësore të shtrihen më tej se gjuha amtare
Mbretëresha flet rrjedhshëm frëngjisht dhe është filmuar duke biseduar në këtë gjuhë kur ka takime me zyrtarë francezë si Presidenti Hollande pa kërkuar një përkthyes.
3 – Ajo ishte mekanike
Në vitin 1945, Princeshë Elizabeta u bashkua me ushtrinë dhe ka punuar si mekanike. Kur prindërit e saj, Mbreti dhe Mbretëresha, e vizituan atë në bazën e saj ajo tashmë ishte mësuar të punonte me të gjitha llojet e kamionëve. Thuhet se ajo është e vetmja pjesëtare e mbretërisë që mund të ndryshojë një gomë ose kandele.
4 – Koleksioni i peshqve
Përveç mjellmave dhe delfinëve ka një dobësi për peshqit. Ajo ka koleksionuar një sasi të madhe speciesh të ndryshme që i quan “Peshqit mbretërore”
5 – E-mailin e parë mbretëresha e ka dërguar në vitin 1976
Pavarësisht se një nga Mbretëreshat e “brezit të vjetër” ajo e ka dërguar email-in e saj të parë mjaft herët. Korrespondenca e parë elektronike ishte nga një bazë ushtarake në vitin 1976.
6 – Ajo nuk ka nevojë për një patentë shoferi
E ngjashme me situatën e pasaportës, Mbretëresha thuhet se nuk kërkon një patentë shoferi. Ajo ka të drejtën të ngasë makinën, madje edhe të ecë mbi bar, gjë që është e ndaluar në Angli.
7 – Ajo është kumbara e shumë fëmijëve
Në mesin e shumë angazhimeve mbretërore, ajo ka tetë nipër e mbesa dhe tani pesë stërnipër e stërmbesa. Gjithashtu Mbretëresha thuhet se është kumbarë e 30 njerëzve. Ndër ta janë modelja Edeina Brudenell dhe vëllai i Princeshës Diana, Charles Spencer.
8 – Ajo mblodhi kuponat për fustanin e saj të dasmës
Gjatë kohës së shtrëngimit ekonomik të pasluftës, Mbretëresha mblodhi kuponë racionimi për të paguar për materialet nga të cilat është bërë veshja e saj e dasmës. Mbretëresha Elizabeta u martua me kushëririn e saj të largët Princi Filip në vitin 1947 në Westminster Abbey në një transmetim të drejtpërdrejtë në radio me 200 milionë dëgjues në mbarë botën.