• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Korrupsioni” i Admir Thanzës, ja si u “tolerua” Arta Marku nga KPK

14:17 : 14/08/2018
në KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifimikit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kosta Beluri, por duke vënë pikëpyetje mbi “neglizhencat e tij” në hetimin e një rasti korrupsioni, ku i dyshuar ishte anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, aktualisht i shkarkuar nga shkalla e parë e Vetingut.

Por, duke parë vendimin e zbardhur të Komisionit të Vetingut për prokurorin Beluri dhe gjyqtarin Thanza, në fakt konstatohet se edhe vetë KPK ka “neglizhuar” dhe nuk ka kryer hetime më të thelluara për këtë rast, duke shmangur në këtë mënyrë nga përgjegjësia e drejtëpërdrejtë ish-drejtuesen e Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Shkodrës, sot Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Në Prill të vitit 2016, prokurori Beluri ka regjistruar procedimin penal për korrupsion kundër Admir Thanzës, pasi, në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Shkodrës rreth dy muaj më parë (Shkurt 2016) ishin krijuar dyshimet se gjyqtari ishte përfshirë në një rast mitmarrjeje, në këmbim të mos-arrestimit të një zyrtari lokal në qytetin verior.

Sipas ligjit të kohës, kur i dyshuari ishte anëtar i Gjykatës së Lartë, atëherë hetimi duhet të vijonte nga Prokuroria e Përgjithshme, institucion ku ushtronte funksionin edhe prokurori Kost Beluri. Ky i fundit, pasi shqyrtoi aktet e ardhura nga prokuroria e Shkodrës dhe kreu disa veprime proceduriale, vendosi pushimin e çështjes, për shkak se nuk mundi të siguronte elementët e korrupsionit.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Shumica e treshes së Komisionerëve, e përfaqësuar nga Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi, vunë në pikëpyetje aftësinë e prokurorit Beluri. Ata pretenduan se, pavarësisht se ekzistonin prova të forta për përfshirjen e gjyqtarit Thanza në korrupsion, prokurori gjithësesi vendosi pushimin e hetimit.

Sipas tyre, në dosje ekzistonin pamje filmike dhe përgjime, në të cilat krijoheshin dyshime të forta për implikimin e Thanzës në korrupsion.

Beluri, nga ana e tij, u mbrojt duke deklaruar se, kur dosja u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme, dy muaj pasi kishte nisur hetimin Prokuroria e Shkodrës, kishin humbur të gjithë elementët e “befasisë”. Ai shpjegoi se korrupsioni, në përgjithësi, zbulohet në flagrancë, në momentin e shkëmbimit të parave.

Sipas Belurit, nëse do të kishte pasur një situatë të tillë “shkëmbimi parash”, siç pretendohet në kohën kur hetimi zhvillohej nga Prokuroria e Shkodrës, atëherë duhej ndërhyrë menjëherë që në atë moment nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, me urdhër të Prokurorisë lokale. Kjo ndërhyrje, siç rezulton, nuk është kryer dhe, në këtë mënyrë-argumentoi Beluri-edhe nëse do të kishte pasur rast korrupsioni, ai tashmë ishte realizuar, pa u kryer arrestimet.

Në mënyrën se si e trajtoi rastin prokurori Beluri, dhe këtë ai e mbështeti në provat e dosjes, atëherë përgjegjësia për hetimin e dështuar ndaj Admir Thanzës rëndon mbi Prokurorinë e Shkodrës, e konkretisht Njësisë Antikorrupsion, e cila në atë kohë drejtohej nga Arta Marku.

Kjo e fundit e ka pranuar publikisht dhe zyrtarisht se ajo ka qenë përgjegjëse për hetimet më të rëndësishme anti-korrupsion në Prokurorinë e Shkodrës dhe i ka ndjekur në dinamikë veprimet e prokurorëve.

Në seancën dëgjimore në Parlamentin e Shqipërisë, ku u paraqit si kandidaturë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, pyetjes se “cilat kanë qenë rastet më të suksesshme që ke ndjekur si prokurore”, Arta Marku iu përgjigj: “Rastet e drejtëpërdrejtë mund t’i numëroj me gishtat e dorës. Unë kam qenë drejtuese e njësisë Task-Force Antikorrupsion dhe kam qenë në drejtimin e të gjithë hetimeve që kryheshin nga prokurorët që ishin pjesë e kësaj strukture”.

Rrjedhimisht, Arta Marku ka qenë nën drejtimin edhe të hetimit, ku rezultonte i dyshuar për korrupsion anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ky hetim, siç rezultoi edhe nga të dhënat e paraqitura në seancë dëgjimore të Komisionit të Vetingut për prokurorin Kosta Beluri, dështoi “me sukses”, për shkaqe, të cilat KPK nuk u thellua t’i zbulonte gjatë verifikimit të kryer për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u mjaftua me dërgimin e dosjes së prokurorit Kosta Beluri për inspektim, ndërkohë që rezulton se nuk mori asnjë masë verifikuese apo vijuese për rolin e Arta Markut në dështimin e kësaj dosjeje korrupsioni të një anëtari të Gjykatës së Lartë, ndër të rrallat e Prokurorisë Shqiptare në dy dekadat e fundit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Studimi/ Njerëzit inteligjent janë më të prirë të vuajnë nga sëmundjet mendore

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş