• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Kriza financiare turke dhe rënia rekord e lirës, sa e ekspozuar është Shqipëria

09:56 : 14/08/2018
në Lajmet e Dites

Rënia e ndjeshme e lirës dhe konflikti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Turqinë në qendrën e vëmendjes tëtregjeve globale financiare ditët e fundit.

Të hënën, lira turke ra më shumë se 11% kundrejt dollarit, duke arritur një nivel tjetër të ulët rekord. Lira ishtte nënçmuar më shumëse 20% javën e kaluar, teksa u intensifikua përplasja politike me Shtetet e Bashkuara dhe investitorët u shqetësuan pasi qeveria turke nuk po ndërmerr veprime për të nxitur ekonominë problematike.

Rënia e lirës ka trazuar tregjet globale, me aksionet e bankave europiane që janë nën presion të veçantë për shkak të ekspozimit tëhuadhënësve ndaj Turqisë. Mbikëqyrësi kryesor financiar i eurozonës ka shprehur shqetësimin për ekspozimin e disa prej huadhënësve më të mëdhenj të Eurozonës ndaj Turqisë, kryesisht BBVA, UniCredit dhe BNP Paribas. Në përputhje me rënien e monedhës, Mekanizmi i Vetëm Mbikëqyrës, i ngritur për të monitoruar veprimtarinë e bankave më të mëdha të rajonit, ka filluar që të mbikëqyrë më me kujdes gjatë dy muajve të fundit, lidhjet e huadhënësve europianë me këtë shtet. Sipas tij situata nuk është ende kritike. Por sipas tij, BBVA e Spanjës, UniCredit e Italisë dhe BNP Paribas e Francës,të cilat kryejnë operacione të rëndësishme në Turqi janë veçanërisht të ekspozuara kundrejt kësaj çështjeje.

Po Shqipëria sa preket nga kriza turke? Monitor sjell një vlerësim të ndikimit të mundshëm në sistemin bankar, tregti dhe investime, ku rezulton se n përgjithësi ekspozimi është i ulët.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

BSH: Bankat shqiptare nuk kanë ekspozim ndaj letrave me vlerë të Turqisë

Burime nga Banka e Shqipërisë pohuan për Monitor se sistemi bankar shqiptar nuk ka ndonjë ekspozim në letrat me vlerë tëTurqisë.

Sistemi bankar shqiptar paraqitet i mirëdiversifikuar sipas origjinës së kapitalit, për më tepër që bankat veprojnë si filiale më vete, bazuar në legjislacionin shqiptar.

Kapitali turk mbizotëron në sistemin bankar, teksa BKT ka gati 28% të totalit të aktiveve, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave që i përkasin fundit të 2017-s. Por, ekspozimi i BKT-së ndaj letrave me vlerë turke është shumë i ulët. Investimet në monedhën turke, sipas bilancit zyrtar të BKT-së për vitin 2017, përbënin vetëm 6.5% tëtotalit të investimeve të vlefshme për tregtim dhe shitje të bankës. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve të BKT-së janë në lekë(67.5%), dollarë (12%) dhe euro (13%). BKT ka pasur një aktivitet të qëndrueshëm në vite, me tregues të lartë të përfitueshmërisë dhe kthyeshmërisë nga aktivet dhe kapitali.

Në vend të dytë, sipas origjinës së kapitalit janë austriakët, me 17.1%, përmes Raiffeisen.

Në rritje ka ardhur pesha e bankave me kapital shqiptar, ku Credins (12.28%) dhe Union Bank (3.18%) kanë së bashku 15.46% të totalit, me zgjerim prej 0.9 pikë përqindje me bazë vjetore.

Pesha e bankave italiane mbetet pothuajse e pandryshuar në 12.8% dhe përthithja e Veneto nga Intesa nuk e ndryshon, për shkak se të dyja janë me kapital italian.

Në vitin 2008, bankat me kapital grek zinin 27.7% të totalit të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, ku më e madhja ishte Tirana Bank (9.78%), e ndjekur nga Alpha Bank (8.14%), National Bank of Greece (6.67%) dhe Emporiki Bank (3.13%). Por, pas 2010-s filloi rënia e shpejtë e tyre, teksa, pas krizës së borxhit të Greqisë, bankat mëmë filluan tërheqjen graduale nga rajoni. Në vitin 2012, Emporiki u shit te francezët e Credit Agricolë dhe kjo e fundit, në maj 2015, u shit te Tranzit/NCH capital (ABI Bank). Në fillim të 2018-s u shit edhe NBG po te ABI Bank, ndërsa së fundmi Tirana Bank hyri nënegociata shitjeje me grupin Balfin. Pas daljes së Tirana Bank, pesha e bankave greke është reduktuar në rreth 5%.

Partneri i tretë për importe, e papërfillshme për eksporte

Turiqia është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë, përsa i përket importeve, me 8.1% të totalit për 6 mujorin e parë, pas Italisë (29%) dhe Greqisë (8.3%).

Sipas të dhënave nga INSTAT, produkti më i importuar janë tekstilet dhe këpucët me 31% të totalit, i ndjekur nga produkte kimike dhe plastike me 15% të totalit (shih grafikun). Zhvlerësimi i lirës turke i bën importet nga ky shtet më të lira, duke qenë në favor tëimportuesve shqiptarë, që më të njëjtën sasi eurosh apo dollarësh mund të blejnë më shumë lira.

Në kahun e eksporteve, pesha e Turqisë si partner tregtar është e papërfillshme, me vetëm 0.6% të totalit të eksporteve për 6 mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të INSTAT, duke qenë i 22-ti në listë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet e mallrave shqiptare drejt Turqisë kanë rënë me  12%.

Produkti më i eksportuar janë “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 33% të totalit (shih grafikun). Një ngadalësim i ekonomisë turke, si rrjedhojë e krizës financiare do të ulte dhe kërkesën për produkte shqiptare, po sërish ndikimi do të jetë i ulët për shkak të peshës sëpapërfillshme.

Investimet

Stoku i investimeve turke në Shqipëri, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të tremujorit të parë ishte 534 milionë euro, duke i renditur i gjashti pas Greqisë (1.3 mld euro), Zvicrës (1 mld euro), Hollandë (948 mln euro), Kanadasë (896 mln euro), Italisë(656 milionë euro). Investimet më të mëdha turke janë në sistemin bankar dhe telekomunikacione. Një krizë në Turqi do të ndikonte në ngadalësimin e investimeve të huaja nga ky

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
BOTA

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025
RAJONI

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025
SPORT

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025
Para

Bëri 18 vite në të gjitha burgjet e Shqipërisë, dëshmia e rrallë: Në Burrel të zhvishnin! Unë i thashë ‘këto ia kam falur shokut Enver dhe Nexhmies’…

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com