• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria zbardh dinamikën e masakrës së Vlorës/ Nga debati për pulat deri tek vrasjet

18:45 : 13/08/2018
në AKTUALITET

Arsyeja që shkaktoi tragjedinë e tetëfishtë në familjen Zykaj në Resulaj të Vlorës, duket se ka qenë konflikti për humbjen e disa pulave të detit.

Një nga viktimat, Vasilika Zykaj ka akuzuar Ritvan Zykajn dhe vëllain e tij për vjedhjen e pulave që kishin humbur po atë ditë kur edhe ndodhi masakra.

Të afërmit ishin mbledhur në një drekë tek shtëpia e Kujtim Zykajt, gjyshi i Rivtanit, ku janë qetësuar disi, por gjëma do të vinte më vonë po atë ditë.

Autori i masakrës është ankuar gjatë drekës se për çdo humbje akuzohej ai si shkaktar.

Lexo edhe:

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

Pas largimit nga dreka të Ritvanit, gjysmë ore më vonë dëgjohen krisma armësh dhe më pas në telefonin e djalit të hallës së tij vjen një video me dy nga viktimat, video që siç thotë bashkëshorti i hallës së autorit në materialin e Prokurorisë, është “shumë e rëndë”.

Dinamika e ngjarjes sipas Prokurorisë:

Debati për pulat e detit -Më 10 gusht, kishte nisur një konflikt midis Vasilika Zykajt dhe familjes së Ritvan Zykajt për humbjen e disa pulave të detit. Vasilika e vra pasditen e asaj dite nga autori i masakrës, debatoi gjatë ditës me të ëmën e Rivanit duke akuzuar djemtë e saj për vjedhjen.

“Gjatë rrugës shtetasja Vasilika Zykaj ka kontaktuar duke folur me tone të larta me mamanë e Ritvanit, Lindita Zykaj, ku ka akuzuar dy djemtë e kësaj të fundit si autorë të vjedhjes së disa pulave të detit, vjedhje e ndodhur sipas saj, në të njëjtën ditë.

Në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar dhe shtetasi Bujar Zykaj dhe së bashku me Linditën dhe Vasilikën kanë shkuar tek shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarrëveshjen e nisur nga lidhja fisnore që kanë midis tyre“.

Mbledhja për drekën familjare – Ritvani së bashku me motrën e tij kanë vazhduar rrugën për tek shtëpia e Kujtimit. Shtetasi Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj, Bujari me Linditën kanë shkuar tek shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka.

Ritvani largohet nga dreka – Gjatë drekimit familjarisht ku edhe vet Ritvani është shprehur dhe është ankuar se shtetasja Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë. Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit.

Krismat e kallashnikovit – Familjarët që mbetën pasi mbaruan drekën, kanë dalë në verandën e banesës dhe kanë qëndruar aty dhe në këtë moment kanë dëgjuar disa krisma arme zjarri, të cilat vinin nga drejtimi ku ndodhet dhe banesa e shtetasit Sadik Zykaj, por nga vendi ku ndodheshin nuk mund të saktësohej vendi se ku po gjuhej me armë. Pasi krismat kanë pushuar, shtetasi Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit dhe për në banesën e tyre.

Video me viktimat – Pak minuta pas largimit të prindërve të Ritvani nga dreka, shtetasi Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular në mesingjer i ka ardhur një video dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj.

Këtë video, Olardio ia tregon dajës së tij, Bujar Zykaj dhe babait të tij Spartakut, të cilët pasi e panë, Spartak Hoxhaj i tha djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij është nisur me automjet për të shkuar në shtëpi në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës, nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun, i cili në gjendje të rënduar psikologjike ka pohuar se djali i tij, Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj.

Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon me policinë, të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

Ritvan Zykaj pranon vrasjet -I pyetur nga prokurori, i arrestuar Ritvan Zykaj e ka pranuar faktin penal dhe ka shpjeguar mekanizimin e ngjarjes. Nga shpjegimet e dhëna përpara prokurorit rezulton se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, duke marr jetën e shumë personave. /Ora news.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025
SPORT

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025
AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
SHOW BIZ

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025
AKTUALITET

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Para

Gjyqtari Artan Lazaj akuzon KPK për falsifikim: Më vunë në gojë fjalë që s'i kam thënë...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com