Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini u komentua gjatë për martesën me biznesmenin rumun për shkak të pasurisë që zotëron. Bukuroshja nuk i ka rezistuar trendit më të ri në Instagram “Më bëj një pyetje” ku një prej ndjekësve e pyeti:
‘Pse bën si bosse me paratë e burrit?’
Kështu ajo iu kundërpërgjigj duke i thënë: ‘Sepse paratë e tij janë po aq edhe të miat’. Duket se modelja është bazuar në shprehjen e çifteve “Çfarë është e jotja, është edhe e imja, si dhe anasjelltas.”
Ata janë një ndër çiftet më të komentuar për jetën e çmendur plot me aventura që bëjnë.