• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë? Ish-ministri i LSI: E rrezikshme, mund të sjellë gjakderdhje

23:25 : 05/08/2018
në POLITIKE, RAJONI

Debati për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë vijon të jetë i ndezur, e një mendim për këtë sëfundmi e ka dhënë edhe ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Aktualisht deputet i LSI, Haxhinasto thekson se ky nuk është një diskutim i ri, pasi thotë se vetë është marrë me këtë çështje diplomatikisht dhe politikisht, si këshilltar diplomatik i kryeministrit, si i ngarkuar me Punë në Beograd.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhinasto shpjegon se pse ideja për shkëmbim territoresh mes dy vendeve është e rrezikshme dhe e dështuar që ka sjellë tragjedi e gjakderdhje, veçanërisht në Ballkan.

Statusi i plote

Kam ndjekur me vëmendje diskutimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe, siç ndodh shpesh mes shqiptarësh, kontributorët në debat pak merren me thelbin e çështjes e shumë merren me njëri-tjetrin, a thua se sharjet sa më të mëdha për personin, janë kontribut më patriotik për thelbin delikat e me rëndësi kombëtare. Në fakt, sa më shumë merremi me personat dhe jo me çështjen, aq me pak i shërbejmë rëndësisë dhe peshës që ajo realisht mbart.

Lexo edhe:

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

Ne fakt diskutimi nuk është i ri. Personalisht, jam marrë me këtë çështje diplomatikisht dhe politikisht, si këshilltar diplomatik i kryeministrit, si i Ngarkuar me Punë e.p në Beograd, kur pas takimit Meta – Xhinxhic në 2002, u angazhuam për rrugë direkte komunikimi dhe realizuam takime mes përfaqësuesve të moderuar kosovarë e serbë, për t’i dhënë një zgjidhje sipas modelit evropian marrëdhënies Kosove – Serbi, e më pas, edhe si Ministër i Jashtëm.

Disa parime e modele kanë qenë themelore: parimi i shkatërrimit të mureve (kufinjve) mes popujve të rajonit, jo i ngritjes së tyre; parimi i tolerancës dhe respektit reciprok për pakicat; parimi i bashkëpunimit dhe integrimit mes popujve të rajonit, si domosdoshmëri për integrimin më të gjerë në BE.

Si model gjithnjë shërbeu ai Franko-Gjerman, i cili i konvertoi dy armiq të betuar në aksin e lëvizjes dhe motorin e vetë BE-së.

Me këtë model evropian punoi edhe Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili me 2004 propozoi pavarësi për Kosovën në Beograd dhe gjithë kryeqytetet e rajonit. Me këtë koncept punoi më pas edhe troika SHBA-Rusi-BE, dhe po me këtë koncept përgatiti edhe Martii Ahtissari planin e tij të pavarësisë. Pavarësia e Kosovës nē 2008 erdhi si pranim nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e shumë vende të tjera, të një Kosove të pavarur, bazuar në vlerat universale të lirive dhe të drejtave, që respektonte komunitetet etnike si pjesë themelore të shtetformimit, gjë që u mishërua në mënyrë shëmbullore edhe në simbolet (yjet në flamur e stemë) dhe Kushtetutën e Kosovës (mes të tjerave, edhe pjesmarrja e garantuar në parlament e serbëve).
Një investim i jashtëzakonshëm nga SHBA, BE dhe vende të tjera, ndodhi edhe më pas, për të forcuar shtetin e ri të Kosovës dhe për të promovuar integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Dhe sot, tek dëgjoj këtë debat mbi shkëmbimin e territoreve, më duket se ky investim ndërkombëtar, por edhe kombëtar, po rrezikohet në mënyre serioze. Me lejoni të rendis me poshtë disa vlerësime:

1. Së pari, shkëmbimi i territoreve është një përpjekje për të krijuar shtete etnikisht të pastra, koncept utopik dhe i dështuar në tragjedi e gjakderdhje, veçanërisht në Ballkan. Sidoqë të shkëmbehen territoret dhe të ndryshohen kufinjtë, do të jetë e pamundur të mos lihen brenda tyre komunitete të një etnie tjetër. Ky është koncepti i Westfalisë, por jo i Evropes së Bashkuar ku po integrohet Kosova, Serbia dhe rajoni.

2. Rrjedhur nga sa më sipër, shkëmbimi i territoreve tradhëton pandjeshmërinë e elitave politike për të drejtat individuale e kolektive të të gjithë qytetarëve të tjerë që nuk jetojnë në territore të shkëmbyera. Me mijëra shqiptarë jetojnë në Beograd e kudo në Serbi. Ashtu siç jetojnë serbë jashtë Mitrovicës. Çdo bëhet me ta? Apo duhet të shkojnë në shtetet etnike, nëse duan të drejta?! Pra, e këtë koncept, domethenia e numrave (pakicë – shumicë) në këtë mënyrë prevalon mbi domethënien e vlerave (liritë e të drejtat si minoritete) në përcaktimin e kufinjve dhe territoreve. Ky është koncepti më i gabuar për bashkëjetesën etnike në Ballkan.

3. Shkëmbimi i territoreve përbën një pararendës të rrezikshëm që energjitë e jashtezakonshme në rajonin tonë dhe më gjerë për të respektuar minoritetet (edhe ato shtet-formuese) të shkojnë/ridrejtohen drejt ndryshimit të kufinjve. A mund të jetë ky modeli edhe për Bosnjën e Hercegovinën, për Maqedoninë, (nuk po përmend shumë vende anëtare të BE) e praktikisht, për çdo vend tjetër që ka minoritete. Sigurisht që jo. Nuk shoh as gadishmërinë e SHBA, as të BE për të hapur “një front” të tillë të papërballueshëm.

4. Nëse elitat politike në Kosovë e në Serbi e shohin të pamundur arritjen e bashkëpunimit dypalesh dhe integrimin në rajon dhe në BE duke respektuar konfigurimin aktual të kufinjve, mendoj se ato janë të pa-afta për të udhëhequr vendet respektive drejt Evropës së Bashkuar, dhe përbetimet e tyre për integrim në Evrope janë një hipokrizi e pastër.

5. Pretendimi se shkëmbimi i territoreve mund të japë votën e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, (dhe rrjedhimisht të sjellin antarësinë e Kosovës në OKB), është një mendjeshkurtësi, sepse shkëmbimi i territoreve nuk është çështja që mban veton e tyre, por ka çështje të tjera “parimore dhe strategjike”, (vetëvendosja, ndërhyrja sipas Kapitullit 7 të Çarterit të OKB, etj) të cilave nuk u jepet pergjigje vetem me shkëmbime territoresh.

6. Dhe së fundmi, statusi aktual i Kosovës, në nje proces afrimi me BE (së shpejti liberalizimi i vizave) dhe i Serbisë (në procesin e negociimit për antarësim) do të merrte një goditje të rëndë dhe do të shënonte një regres të jashtëzakonshëm. Elitat aktuale politike në Beograd e Prishtinë nuk mund të marrin përgjegjesi te tilla që minojnë jo vetëm përpjekjet dhe arritjet e akumuluara kombëtare, por veçanërisht ato ndërkombëtare, ku krahas SHBA-së e BE-së, Shqipëria ka qenë kontributore jo e parëndësishme.
Prandaj mendoj, se ushqimi i një koncepti të tillë të shkëmbimit të territoreve, është sa arkaik, jo-Evropian, aq edhe anti-kombëtar.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

12:57 : 18/06/2025
BOTA

Irani: Do t’i përgjigjemi fort SHBA-ve, nëse i bashkohet sulmeve izraelite!

12:56 : 18/06/2025
RAJONI

Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

12:47 : 18/06/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë e votimit në Tiranë, rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

12:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025
Para

Këngëtari i njohur Noizy ndalohet nga policia në Kosovë, çfarë ka ndodhur me reperin (Foto)

TË GJITHA

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

12:57 : 18/06/2025

Irani: Do t’i përgjigjemi fort SHBA-ve, nëse i bashkohet sulmeve izraelite!

12:56 : 18/06/2025

Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

12:47 : 18/06/2025

Hapen kutitë e votimit në Tiranë, rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

12:45 : 18/06/2025

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve/ EMRAT

12:26 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com