• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Pasuria/ Edi Rama deklaron se ka fituar 80 milionë lekë nga shitja e “zhgarravinave”

10:20 : 03/08/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shumëkush i konsideron “zhgarravina në fletore” vizatimet e kryeministrit Edi Rama, të cilat ai i konsideron art të punuar gjatë mbledhjeve qeveritare dhe takimeve të tjera zyrtare. Por, mesa duket, ka njerëz të cilët e vlerësojnë “artin” e tij dhe janë treguar të gatshëm të paguajnë plot 80 milionë lekë në tre vitet e fundit për t’i blerë e për t’i bërë pjesë të koleksionit të tyre.

Të paktën, kështu ka vetëdeklaruar Edi Rama në formularët e pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) e të publikuara në portalin “Opendata.al”.

Ajo që konstatohet në formularët e pasurisë është fakti që Edi Rama është shndërruar në shitës të pikturave të tij në kohën kur ka marrë postin e kryeministrit. Më parë, kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës, nuk ka deklaruar asnjëherë fitime nga shitja e pikturave e vizatimeve. Mesa duket, kur është bërë kryeministër, biznesmenët kanë kuptuar dellin e tij krijues dhe kanë hapur portofolët e tyre për të blerë “vizatimet në fletore” të Edi Ramës. Ja pra që, kur bëhesh kryeministër, të ndrin edhe fati në shitje pikturash.

Sipas formularëve të pasurisë, Edi Rama deklaron se në vitin 2015 ka krijuar “Të ardhura nga krijimtaria artistike; shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë të reja”.

Lexo edhe:

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Një vit më pas, në 2016, kryeministri deklaron në formularët e pasurisë “Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë”. Në deklaratën e fundit të pasurisë, dorëzuar në mars 2018 për fitimet e krijuara në vitin 2017, Edi Rama deklaron: “Të ardhura neto nga krijimtaria artisktike/shtije e punëve artistike, 3 894 352 Lekë të reja”.

Pra, në total, kryeministri shqiptar, vetëm në 3 vitet e fundit, ka përfituar rreth 80 milionë lekë (të vjetra) vetëm nga vizatimet në fletore, për të cilat ka hapur edhe një seri ekspozitash në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e tij e propagandës nuk ka reshtuar së publikuari pamje periodike nga ekspozitat ndërkombëtare me pikturat e vizatimet e Edi Ramës, duke e paraqitur si një kryeministër artist e vizionar. Por, në asnjë rast, nuk janë publikuar shpenzimet e realizuara për hapjen e këtyre ekspozitave dhe, për më tepër, as se kush i ka kryer shpenzimet.

Ajo që kuptohet lehtësisht është fakti që shpenzimet e ekspozitave nuk janë mbuluar nga të ardhurat personale të Edi Ramës. Nëse do të ishte kështu, shumat e shpenzuara nga portofoli i kryeministrit do të duhej të deklaroheshin në formularët e pasurisë.

Atëherë, dy janë mundësitë: ose shpenzimet e ekspozitave ndërkombëtare të Edi Ramës janë mbuluar nga fondet publike, gjë e cila përbën një shkelje flagrante të ligjit buxhetor, pasi harxhohen para të qytetarëve për trillet personale të Edi Ramës; ose janë shpenzime të mbuluara nga biznesmenët, të cilët, janë të detyruar edhe të blejnë vizatimet e tij, në këmbim të ndonjë tenderi “mirënjohës” nga ana e kryeministrit.

Sa u përket vlerave artistike të vizatimeve mbi fletore të Edi Ramës, asnjë kritik shqiptar nuk ka guximin, të paktën gjatë qeverisjes së tij, që të japë një vlerësim realist. Por, një vlerësim të tillë e kanë dhënë gazetarët zviceranë Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, të cilët, në një shkrim për “Artsy.net”, në kuadër të Bienales së Venezia, në vitin 2017,

Ata shkruajnë: Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë. Vizatimet janë bërë në dokumentet dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”.

Pra, krtistikët zviceranë, në pak fjalë, dhanë thelbin e kryeministrit-artist dhe lidhjet e tij me biznesin e pikturave. Ato nuk do të kishin asnjë vlerë nëse Edi Rama do të ishte kryeministër-thonë dy gazetarët. Pra, qartësisht, edhe blerësit që kanë arkëtuar 80 milion lekë në portofolin e Edi Ramës nuk e kanë parë atë si artist, por si kryeministër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
BOTA

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025
Para

Denoncon qytetarja: Ndërtuesi i pallatit më kërcënon me jetë

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com