TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në shtator mund të ketë një bashkëpunim me opozitën.
Në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin “Përballë” në RTSH, kreu i qeverisë tha se e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojë Partisë Demokratike dhe LSI-së, është pushteti.
“Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem”, është shprehur kryeministri Rama.
Ai tha se është optimist sa i përket bashkëpunimit me opozitën, në funksion edhe të integrimit europian.
“Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa. Rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi”, u shpreh Rama.
I pyetur nga gazetarit Lutfi Dervishi për fatin marrëveshjes së 17 Majit me opozitën, Rama u shpreh optimist se ajo mund të funksionojë sërish.
Ju keni thënë se ky do të jetë mandati më i vështirë që do të keni, a rezultoi i tillë viti i parë i qeverisjes tuaj?
Sigurisht, sigurisht sepse sfida është shumë e madhe dhe ndërkohë ne jemi vetëm në tryezën e qeverisë, por qëllimi ynë është të jemi në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm për të cilin kemi nisur një përpjekje shumë serioze, përditë, hap pas hapi dhe ma ha mendja se si hap i parë, nëse mund ta konsideorjmë mandatin me katër hapa, është një hap pozitiv pikërisht në drejtim të përfshirjes të njerëzve në një proces ndërveprimi me qeverinë përmes platformës sonë shqipëriaqëduam.al, përmes llogaridhënies tonë publike që ishte më intensive sesa një fushatë elektorale për nga kapilariteti dhe që shënoi një proces dëgjimi dhe komunikimi të ri dhe patjetër edhe në gjitha aspektet e tjera të qeverisjes duke filluar nga përpjekja e jashtzakonshme për të transformuar administratën.
Ju po flisni se çfarë duhet të bëj kundërshtari, në këtë rast pyetja është: çfarë mund të bëni ju si kryeministër?
Unë dhashë përgjigje për frazën që,… fraza thatë është “në dorën tonë”, nuk është në dorën tonë, është në disa duar, se përsa na përket ne, ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën. Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur jo si nevojë dhe interes i ngushtë i drejtpërdrejt politik se po të ishte për interesin e drejtpërdrejt dhe të ngushtë politik, nuk kishim marrëveshje me opozitën dhe kishim sot të gjithë parlamentin le të themi në dispozicion dhe askush nuk do të na thoshte plaçi se ndërkohë qoftë SHBA qoftë BE ia vunë vizën asaj mundësie të përfshirjes së opozitës dhe opozita sot, Partia Demokratike do të ishte një forcë tërësisht e izoluar, por interesi i Shqipërisë dhe interesi i shqiptarëve e donte dhe për këtë arsye unë e bëra gjithë atë përpjekje dhe jam i gatshëm ta bëj gjithmonë këtë përpjekje. Mirëpo…
Mund të përsëritet magjia e 17 majit 2017 (marrëveshja me opozitën)?
Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër sic e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vision, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa mednuar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur…