• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Greqia do zgjerojë ujërat territoriale”, Bushati: S’e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i Jashtëm grek

22:46 : 27/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një intervistë në Zërin e Amerikës, u ftua të fliste në lidhje me deklaratën e homologut të tij grek Kotzias, se “shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale”.

I vënë në vështirësi nga pyetja, Bushati tha se “nuk e dinte se çka dashur të thotë Kotzias”.

Qeveria e Edi Ramës është vënë nën presion të fortë nga opinioni publik dhe opozita lidhur me mbajtjen nën fshehtësi të plotë të negociatave me Greqinë lidhur me marrëveshjen e detit.

Përgjigja “pa përgjigje” e Bushatit sot lidhur me komentet e qarta të homologut grek sipas të cilat, Greqia po zgjerohet pas kësaj marrëveshje, konfirmon më së miri shqetësimet rreth kësaj marrëveshje dhe arsyet se përse ajo po mbahet e fshehtë nga pala shqiptare.

Të njëjtin qëndrim Bushati ka mbajtur edhe për çështjen çame.

Lexo edhe:

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Ai tha se “nuk e kuptonte se nga vinte kritika që për këtë gjë nuk po diskutohej me palën tjetër”.

Pjesë nga intervista

Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?

Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.

Zoti Bushati në çfarë faze ndodhen negociatat me Greqinë dhe kur mund të përmbyllen ato?

Jemi në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitetit politik. Besoj se kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara edhe për ato çështje të cilat deri para pak vitësh konsideroheshin tabu…

Për shembull?

Për shembull, deri para pak vitësh konsiderohej tabu që të uleshim dhe të diskutonim për një marrëveshje të re përsa i përket kufizimit të zonave detare. Sot jemi pikërisht në mesin e këtij procesi dhe një pune voluminoze. Deri para pak vitesh mohohej ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Sot për sot ne kemi një diskutim të qenësishëm jo vetëm për shfuqizimin e ligjit të luftës, por edhe pasojave kryesisht ligjore që vijnë nga ligji i luftës.

Po çështja çame po diskutohet? Ka kritikë që mendojnë që ju nuk po e diskutoni çështjen çame, ata që përfaqësojnë komunitetin çam në Shqipëri.

E para, nuk e di se nga ku vjen kjo kritikë sepse faktet flasin qartë.

Nga Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së.

Në 2013 për herë të parë në programin e një qeverie të votëbesuar në Kuvend është përfshirë çështja çame si pjesë e programit të politikës së jashtme, që do të thotë se e gjithë loja që është luajtur në kurriz të kësaj çështjeje, sidomos me qeveritë e kaluara, është mbyllur njëherë e mirë me përfshirjen e kësaj çështje si pjesë e programit të politikës së jashmte. Së dyti, kur ka nisur procesi i dialogut instensiv në vitin 2016, të dyja palët Shqipëria dhe Greqia në nisje të këtij procesi kanë shkëmbyer opinionet dhe mendimet e tyre rreth gamës së çështjeve.

Greqia nuk e njeh çështjen çame. A mund të ketë përparim në këtë çështje?

Këto janë dy pyetje që kërkojnë dy përgjigje të ndryshme. Pjesa e parë, në lidhje me qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Greqisë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Ju më pas thoni që Greqia nuk e njeh (çështjen çame). Mund t’ju them se edhe për çështje tjera kemi pasur situata totalisht të konceptuar ndryshe nga ne dhe Greqia. Por me vullnet, me bisedime dhe me punë palët kanë arritur që të përafrojnë qëndrimet e tyre. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t’i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje

Lajme të lidhura

BOTA

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

10:49 : 15/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

10:46 : 15/06/2025
AKTUALITET

Deti që vlon nga ndotja

10:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

10:21 : 15/06/2025
filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant
AKTUALITET

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025
AKTUALITET

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025
Para

“CIA, kroatët, oligarkët…”/ Kërcënimi i inskenuar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç

TË GJITHA

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

10:49 : 15/06/2025

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

10:46 : 15/06/2025

Deti që vlon nga ndotja

10:36 : 15/06/2025

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

10:21 : 15/06/2025
filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com