Amber Rose në një intervistë së fundmi me Heisi Montag dhe Spencer Pratt, ka treguar disa gjëra interesante.
Ndërsa ka folur për jetën e saj personale, ajo ka zbuluar edhe identitetin e gruas, me të cilën beson se Jay Z e tradhtoi Beyoncen.
Sipas Rose ajo është aktorja fituese e çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow.
“Përfundimisht besoj se Gwyneth Paltrow është “Becky me flokë te bukura”. Mendoj se ajo është gruaja që ishte me Jay Z, apo jo? Ata ishin shokë më parë, ndërsa tani nuk i shoh Paltrow dhe Beyonce së bashku, duket se ajo është gruaja me të cilën ishte Jay Z”, ka thënë Rose.
Ndërsa një përfaqësues i aktores ka thënë për “People”, se pretendimet e Rose janë absurde dhe 100% false.