• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujdes nga agjencitë mashtruese të punësimeve në Gjermani, oferta me sms

11:30 : 27/07/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme, kryesisht atij Viber, qytetarët në Kosovë kanë filluar të marrin së fundmi mesazhe, në të cilat u ofrohet mundësi punësimi – dhe atë në Gjermani.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar njërën nga këto që veten e quajnë agjenci punësimi. Në përgjigjen e dërguar përmes aplikacionit Viber, thuhet se ofrojnë kontratë pune për profesione të ndryshme në Gjermani.

Përfaqësuesit e kësaj agjencie thonë se pas kompletimit të dokumentacioni kontrata e punës bëhet brenda 21 ditësh.

Sipas përgjigjes me shkrim, kjo agjenci thotë se ofron vende pune për profesionet si: kamerier, shofer, shitës, ndihmës në ndërtimtari, elektricist dhe profesione të tjera.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Por, sa janë të besueshme këto agjenci dhe a mund të arrihet një kontrate pune në Gjermani përmes tyre?

Në Policinë e Kosovës, sipas zëdhënësit, Daut Hoxha janë paraqitur raste të mashtrimit që kompani apo agjenci të tilla u kanë bërë qytetarëve.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit se fundi ka pranuar dy rastem një në Prishtinë dhe një në Prizren ku një numër i madh i shtetasve te Republikës së Kosovës janë mashtruar duke dhënë para në këmbim të një kontrate jo të vertete për punësim ne Gjermani”, thotë Hoxha.

Ai shton se për të gjitha rastet e raportuara, Policia e Kosovës i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore të parashkruara me Kodin Penal të Kosovës.

Idriz Sadiku, qytetar nga Prishtina thotë të ketë pranuar një mesazh të tillë, por që nuk mendon se është i besueshëm.

“Po kam marr një mesazh përmes Viber-it, nuk jam interesuar fare mund edhe të mos jetë i besueshëm. Unë mendoj se këto kompani po e shfrytëzojnë nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë dhe po mashtrojnë qytetarët me gjëra të tilla dhe për përfitimi të tyre”, thotë ai.

Ndërsa, Nita Sylejmani thotë se edhe ndoshta do ta provonte një mundësi të tillë nëse siç shprehet ajo nuk do të kushtonte shumë.

“Po ndoshta edhe mund të sigurojnë një vend pune, do të kishte qenë mundësi e mirë për neve në Kosovë, nuk jam e informuar shumë për këto kompani kam dëgjuar diçka nga miqtë e mi, por ekziston edhe frika se mund të mashtrohemi”, thotë ajo.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë të mos jenë në njohuri për këtë mënyrë të ofrimit të vendeve të punës përmes aplikacioneve të teknologjisë së menduar, përkatësisht përmes Viber-it.

Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se si ministri bashkëpunojnë vetëm me agjenci që janë të licencuara në Kosovë dhe jo me agjenci të cilat veprojnë në shtete të caktuara.

Ajo thekson se për dy vjet që prej kur ka nisur procesi i licencimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka licencuar 17 agjenci të cilat ofrojnë shërbime të punësimit apo ndërmjetësim në punësim si brenda vendit ashtu edhe jashtë.

“Kur jemi tek ndërmjetësimi në punësim dhe agjencitë që ofrojnë këto shërbime, ekziston një procedurë e rregullt e cila duhet të ndiqet nga Ministria dhe agjencitë që ofrojnë shërbime. Të gjitha këto agjenci duhet të licencohen pranë Ministrisë në bazë të legjislacionit në fuqi, ndërsa sa i përket agjencive të cilat operojnë në shtetet përkatëse, ato kanë të drejtë në mënyrë të pavarur të ofrojnë shërbimet e tyre, por Ministria bashkëpunon vetëm agjenci që licencohen”, thotë ajo.

Sa i përket punësimit në vendet e Bashkimit Evropian, Kqiku thotë se Ministria e Punës është në përpjekje të nënshkrimit të marrëveshjes për punësim sezonal në disa nga vende të BE-së.

“Sa i përket marrëveshjeve për punësim sezonal aktualisht nuk kemi ndonjë marrëveshje, por jemi në përpjekje të vazhdueshme që së shpejti të kemi një marrëveshje të tillë. Mund të konfirmojë se jemi në negociata të ngushta më disa shtete dhe deri në fund të vitit do të kemi një ose më shumë marrëveshje për punësim sezonal”, thekson Kqiku.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 30 për qind.

Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë./REL

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Shkëlzen Selimi, KPK-së: Keni shkelur parimin e konfidencialitetit. Pezulloni procesin

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com