• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rregullat e reja për 8 kategoritë e patentave, ja si ndryshon testimi teorik

20:42 : 24/07/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Nga muaji mars i këtij viti kanë hyrë në fuqi përditësimet e pyetësorit teorik për katër kategoritë bazë të lejeve të drejtimit si A1, A2, B1 dhe B. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në përputhje me udhëzimin e ministrit të Transporteve ka përfunduar përditësimin e pyetësorit edhe për 4 kategori të tjera si C1, C1E, D1 dhe D.

Specialisti në Drejtorinë e Kualifikimeve Profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Gjelishti, në intervistën dhënë gazetës “Panorama” shpjegoi ndryshimet që do të ketë pyetësori teorik për lejet e drejtimit. Gjelishti tha se pyetësori është përmirësuar totalisht, ku nga 7131 fjali që ishin janë reduktuar në 4871. Sipas tij, marzhi i lejuar i gabimeve nuk ndryshon dhe kandidatët duhet t’u përgjigjen saktë 36 pyetjeve.

Si ka ndryshuar testimi për njohuritë teorike të kandidatëve që do të pajisen me patentë të re?

Nga janari i vitit 2017 për lejet e drejtimit ka një rikonceptim të procedurës, që nis që nga përgatitja e kandidatëve në autoshkolla me programe të reja, mënyra e testimit të kandidatëve dhe më pas pajisja me lejen e drejtimit, që janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ndryshimet e kryera për pyetësorin teorik kanë hyrë në fuqi në muajin mars të këtij viti dhe janë vënë në përdorim po në këtë muaj, pas dakordësisë të të gjitha palëve. Një vit pasi u vu në përdorim pyetësori, u ripërditësua, pasi ishte lënë detyrë nga udhëzimi i ministrit të Transporteve të miratuar në qershor të vitit 2016, të çohet në provë një vit, të diskutohet me grupet e interesit, të bëhen ndryshimet e nevojshme dhe të miratohen përfundimisht. Pra, pyetësori teorik është përditësuar, ku para një viti ka qenë me 7131 fjali. Pas lënies në provë për 1 vit dhe konsultimeve me grupet e interesit, numri i fjalive është reduktuar në 4871. Reduktimi i pyetësorit teknik u krye për kategoritë bazë të lejeve të drejtimit që përfshin, A1, A2, B1 dhe B. Pra, ne përgatisim pyetësorët dhe programi elektronik në bazë të strukturës që ka përcaktuar direktiva europiane, zgjedh 40 pyetjet nga 4871 fjali që ka pyetësori teorik, për të cilat duhet të përgjigjet kandidati. Për çdo kandidat që i nënshtrohet testimit teorik, testi është i veçantë, pra, nuk ka teste të njëjta.

A sjell lehtësi për qytetarët përditësimi i pyetësorit teorik?

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Ne jo vetëm ulim numrin e çështjeve që trajtohen, por kandidatit i shtrohet pyetja: A është e saktë fjalia apo e gabuar? Pra 40 pyetjet që ushtrohen në test, janë mbi fjalitë se kush jep informacion të saktë dhe kush është e gabuar dhe kandidati për këtë duhet të përgjigjet. Pra, me shkurtimin e fjalive, sistemin e tyre dhe duke ulur numrin e tyre, kandidatit i lehtësohet testimi, për t’iu dhënë përgjigje 25 tematikave që trajtohen në leksione, të nevojshme për të qenë kalues të testimit teorik. Po ashtu, rreth 40 për qind e fjalive që ishin një vit më parë, janë riformatuar për t’u bërë më të kuptueshme dhe më të thjeshta për t’u kuptuar nga qytetarët që do të pajisen me leje drejtimi.

Ju sapo keni përfunduar përditësimin e pyetësorit teorik për 4 kategoritë bazë të lejeve të drejtimit, a do të ketë ndryshime për 4 kategoritë e tjera?

Ka përfunduar përditësimi i pyetësorit për kategoritë C1, C1E, D1 dhe D dhe ua kemi dërguar për vërejtje dhe propozime konkrete, dy shoqatave të autoshkollave, Drejtorive Rajonale dhe autoshkollave kryesore që kryejnë aktivitetin në territore të juridiksionit të tyre për të mundësuar nëpërmjet këtij bashkëpunimi, vënien në përdorim të një pyetësori korrekt, cilësor dhe në përputhje me kërkesat e direktivës europiane. Edhe në këtë rast ndryshimet konsistojnë në shkurtimin e disa problematikave, të cilat janë cilësuar të tepërta për kandidatët të propozuara gjatë vitit nga autoshkollat. Pyetjet që do t’u përgjigjen kandidatët do të jenë më koncize, pasi edhe përmbajtja e fjalive është shkurtuar në mënyrë që të mos humbasë interesi i tyre për të mësuar programet e autoshkollave.

Kandidatët që do të pajisen për herë të parë me patentë, a do t’u lejohet një marzh më i ulët gabimi për 40 pyetjet?

Marzhi i gabimeve të lejuara nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të jetë te 10 për qindëshi për 40 pyetje të testimit. Pra, për 40 pyetje, marxhi i gabimit të lejuar do të jetë 4 dhe kjo është në përputhje me direktivën europiane. Këto praktika janë të ngjashme me vendet si Italia, Holanda apo Gjermania që kanë të njëjtin prag kalimi për marrjen e testit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

FOTO/ Shokuese, gruaja shtrihet në mes të rrugës, u kërkon shoferëve ta shtypin

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com