• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Këtu është si në ferr, trupa të djegur, shtëpi të shkrumbuara”/ Dëshmi rrëqethëse nga zjarret masive në Greqi (FOTO)

12:04 : 24/07/2018
në AKTUALITET

Janë mbi 50 të vdekur nga zjarret që kanë përfshirë pyjet e Atikës, në lindje të Athinës, flakët që konsiderohen më të dëmshmet në dekadën e fundit në Greqi. Sipas autoriteteve lokale, 26 trupa u gjetën të shkrumbuar në oborrin e një vile në Mati, një fshat turistik në bregun e detit, që është dhe qendra e zjarrit shkatërrues.

Por forcat zjarrfikëse kanë konfirmuar tashmë se të vdekurit janë mbi 50 vetë, shumë prej tyre janë fëmijë. Për të shpëtuar dhjetëra të tjerë të bllokuar në pyje janë vënë në punë helikopterë me ujë dhe varka, ndërsa në qendrat e shpëtimit ka me dhjetëra telefonata për njerëz të humbur që nuk i përgjigjen të afërmve të tyre.

Skena më shokuese që kam parë ndonjëherë
Kostas Koukoumakas një gazetar në Mati e përshkroi në këtë mënyrë situatën: “Ajo që po ndodh këtu në Atika është ferri i zi. Pasi kalova dhjetëra makina dhe shtëpi të shkrumbuara, arrita në oborrin e shtëpisë ku u gjetën trupat e vdekur. I pashë disa prej tyre të shtrirë përtokë të mbuluar nga tymi, ndërsa një erë e rëndë përhapej kudo në ajër.

Shumica ishin turistë, që kishin kërkuar një strehë për t’i shpëtuar flakëve, por nuk ia kishin dalë. “Po marr në telefon kushëririn, por nuk më përgjigjet” më tha Spiro Hatziandreu, që sapo erdhi në atë vend. Ndërkohë nëpër pemë kishte ende flakë, ndërsa kudo përreth kishte tela korenti. Pastaj, policia e bllokoi hyrjen për njerëzit në atë vend”.

shtepia1
shtepia2
shtepia3
shtepia4
shtepia5
shtepia6
shtepia7
shtepia8
shtepia9

Çfarë është djegur në Mati?
Shumë nga viktimat janë djegur në këtë fshat, 40 kilometra në verilindje të Athinës, disa janë djegur brenda nëpër shtëpia, të tjerë brenda në makina. Fshati është në rajonin e Rafinës, një zonë e njohur për turistët e shumë, në veçanti të moshuar dhe fëmijë që i kalojnë pushimet në kampe mes pyjeve.

Lexo edhe:

Hap i madh në karrierë, 22-vjeçari shqiptar arrin akordin me Hajdukun e Splitit

EMRAT/ Biseda në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

“Trupat e shkrumbuar në oborr ishin vetëm 15 metra larg detit” tha fotografi Pantelis Saitas. “Ata njerëz duhet të jenë përpjekur të arrijnë të futen në det, por siç duket, do të kenë ngecur mes flakëve”, tha ai.

Rreth 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur në të gjithë zonën. “Falë zotit ishte deti dhe ne shkuam menjëherë në det, sepse flakët na u afruan madje deri pranë ujit”, thotë Kostas Laganos, një i mbijetuar nga flakët e Matit. “Kur u futëm në ujë, na digjte kurrizi… Thashë me vete “O zot, duhet të vrapojmë menjëherë për të shpëtuar”.

Si po reagojnë autoritetet?
Qeveria e Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke angazhuar të gjitha forcat e emergjencës për të shuar flakët. Ndihma janë kërkuar nga vendet e tjera në helikopterë dhe zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët.

Italia, Gjermani, Polonia dhe Franca kanë ndihmuar në avionë, mjete dhe zjarrfikës, ndërsa Spanja dhe Qipro kanë ofruar ndihmë për Greqinë, por ndërsa temperatuarat ngrihen ata mund të kenë probleme në vendet e tyre. Zjarret janë nga më të këqiat që kanë goditur Greqinë që nga viti 2007, kur disa dhjetëra vetë humbën jetën në Peloponez.

Çfarë i shkaktoi flakët?
Zjarret janë një problem i përhershëm përgjatë muajve të thatë dhe të nxehtë në Atika. Flakët kësaj radhe u ndihmuan nga erërat e forta. Zyrtarë të cituar nga AFP thanë se dyshojnë që flakët u përhapën nga zjarret që mund të kenë ndezur persona që e kalojnë natën në pyll dhe presin të grabisin shtëpitë e braktisura.

Lajme të lidhura

SPORT

Hap i madh në karrierë, 22-vjeçari shqiptar arrin akordin me Hajdukun e Splitit

20:41 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Biseda në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

E reja mbyti babain në Fier/ Psikologët: Vrasjet nga vajzat tregojnë trauma të heshtura në familje

20:23 : 25/07/2025
AKTUALITET

Bomba në shtëpinë e Elvis Demçes, media italiane: Kush po e kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare?

20:18 : 25/07/2025
SPORT

Ter Stegen jo mjaftueshëm i denjë, te Barcelona diskutohet shiriti i kapitenit

20:11 : 25/07/2025
BOTA

Mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje kryeministrit Starmer të njohë Palestinën

19:59 : 25/07/2025
Para

"Jam sëmurë"/ Nehat Kulla kërkon lirimin e parakohshëm nga burgu

TË GJITHA

Hap i madh në karrierë, 22-vjeçari shqiptar arrin akordin me Hajdukun e Splitit

20:41 : 25/07/2025

EMRAT/ Biseda në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025

E reja mbyti babain në Fier/ Psikologët: Vrasjet nga vajzat tregojnë trauma të heshtura në familje

20:23 : 25/07/2025

Bomba në shtëpinë e Elvis Demçes, media italiane: Kush po e kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare?

20:18 : 25/07/2025

Ter Stegen jo mjaftueshëm i denjë, te Barcelona diskutohet shiriti i kapitenit

20:11 : 25/07/2025

Mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje kryeministrit Starmer të njohë Palestinën

19:59 : 25/07/2025

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com