• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurisë së Adriatik Llallës, DW: Me të tilla rezultate Shqipëria do bindë skeptikët në BE

11:04 : 24/07/2018
në AKTUALITET

Për herë të parë në historine 27 vjeҫare, post-komuniste të Shqipërisë një ish- kryeprokurori të Përgjithshëm, organi i akuzës i sekuestron pronat.

Ish kreu i akuzës po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në një njoftim për shtyp bën me dije citoj se” si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”.

Njoftimi i Prokurorisë thekson se “Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, pranoi kërkesën e Prokurorisë, për vendosjen e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Akuza për pastrim parash në përmasa të mëdha

Lexo edhe:

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

Pasuritë nën sekuestro preventive janë 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m² . Vendimi i Prokurorisë vjen pas më shumë se 5 muaj hetime ndaj Llallës, “për pastrim parash në përmasa të mëdha”. Në njoftimin për shtyp të Prokurorisë bëhet me dije se citoj “ka dyshime që pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme kap shifrën e 98 milion dhe 772 mije lekë”.
Me kursin aktual të këmbimit Lek/Euro kjo shumë është afërsisht rreth 800 mijë Euro.

Në listën e zezë të Depatamentit Amerikan të Shtetit

Një muaj para se organi i akuzës të niste hetimet për pastrim parash në marsin e shkuar, ishte Departamenti Amerikan i Shtetit që u parapriu hetimeve kur mori vendimin në shkurt 2018 që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futeshin në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni kur ka qenë në detyrë”. Adriatik Lalla erdhi në krye të Prokurorisë në fillim të vitit 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017.

Media- botim i fakteve, transparencë e pastrimit të parave dhe korrupsionit

Hetimet filluan kur media bëri transparente për publikun fakte dhe dokumenta zyrtare që tregonin për shitblerje tokash, ullishtesh në sipërfaqje të mëdha. Formula e pastrimit të parave ishte: blej shumë lire, bëj më pas rivlerësimin e tokave të blera, shiti 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare të botuara në median e Tiranës treguan për transaksione financiare të ish-kryeprokurorit me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

Rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, nuk i është nënshtruar vettingut të prokurorëve. Para se të fillonte vetting-u ai deklaroi largimin vullnetar nga sistemi i drejtësisë. Por kjo nuk e pengoi drejtësinë që të mos e hetojë atë. Sekuestrimi i pasurive të patundshme është një sinjal pozitiv që lufta kundër korrupsionit do të përfshijë edhe të ashtuquajturit “të paprekshëm” apo “peshq të mëdhenj”. Është paradox sesi për 5 vjet kreu i akuzës që duhet të drejtonte luftën kundër korrupsionit po hetohet ne bazë faktesh për korrupsion, pastrim parash dhe ka të sekuestruar pasuritë e tij të paluajtshme.

Hetimi i tij i paanshëm dhe profesionist është një gur prove për reformën në drejtësi. Llalla do të gjykohet nga gjyqtarë që kanë kaluar në sitën e vettingut. Nëse rasti i tij do të ndiqet edhe nga ish-pushtetarë apo pushtetarë aktualë për të cilët hidhen dhe priten akuza për korrupsion të pavërtetuara, që ndizen dhe fiken sipas politikës së ditës, atëhere Shqipëria do të ketë argumernta se po arrin rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit.

Me të tilla rezultate do të mund të binden pas një viti shtetet skeptike të BE, si Franca dhe Hollanda që Shqipëria ka bërë progres në atë shkallë sa meriton të nisë në qershor 2019, negociatat e pranimit në BE./dw

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025
AKTUALITET

Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

19:57 : 13/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
BOTA

Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

19:35 : 13/10/2025
Para

Foto tronditëse, banorë dhe turistë futen në det për ti shpëtuar zjarrit në Greqi

TË GJITHA

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025

Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

19:57 : 13/10/2025

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025

Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

19:35 : 13/10/2025

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

19:21 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com