HORROR/Kanibali hëngri trurin e të dashurës dhe e lau me gjakun e saj

Lexo edhe:

Një djalë rus u shndërrua në një ‘vampir kanibal’ pasi lexoi shumë rreth riteve të vrasësve serialë në internet, u tha në gjykatë.

Olga Budunova, 45 vjeçare, u vra brutalisht nga i dashuri i saj Dmitry Luchin, 21 vjeç, duke e goditur me një shishe vere në kokë 25 herë para  se të copëtonte trupin e saj me një hanxhar.

Ai më pas i poqi trurin, e hëngri atë ndërkohë që pinte gjakun e saj dhe i nxori nga trupi organet e brendshme, shkruan The Sun.

Gjykata dëgjoi se ish rekruti i ushtrisë Luchin ishte në gjendje mendore për të zhvilluar seancën gjyqësore.

Ai ka planifikuar me kujdes vrasjen kanibalistike, pasi u obsesionua nga leximet e shpeshta në internet rreth vrasësve serialë, pretendon prokurori.

Maniaku pranoi para policisë se ai ndjente kënaqësi seksuale nga sulmi.

Ai kishte ‘inteligjencën e një filozofi’ dhe i tha policisë se e kreu vrasjen për ‘t’u frymëzuar që të shkruante poezi’.

Vrasja groteske ndodhi kur ai ishte në apartamentin e viktimës, në Valdai për një mbrëmje romantike për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, një festë zyrtare në Rusi.

Luchin u tha policëve: “Më pëlqente shija e trurit të saj. Më pas shijova gjakun në gotë.”

Prokurorja Olga Bondarenko tha se Luchin “Ka kopjuar veprimet e një vrasësi serial” për të cilin ka lexuar në rrjet.

Kjo e ktheu atë në një vrasës dhe kanibal.

Luchin ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura, por gjykata e ka refuzuar një gjë të tillë.

Luchin përballet tani me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasje dhe përdhosje të viktimës.

 

Lajme të lidhura

Para

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati