Austria është fituesja e Kupës Botërore këtë vit. Sigurisht nuk po flasim për futbollin, por për turizmin. Me bukurinë e saj natyrore, pastërtinë e qytetit, rrugët moderne, kapacitetet akomoduese dhe shumë objekte, Austria u votua nga Forumi Ekonomik Botëror si destinacioni më mikpritës i vitit.
Në podium janë Spanja dhe Shtetet e Bashkuara, ndërkohë Italia ëhstë pozicionuar e 11 në listën prej 15 shteteve dhe ku bie në sy mungesa e Francës, vendi që merr numrin më të madh të turistëve ndërkombëtarë.
Ky është përfundimi i hulumtimit të gjatë që përfshinte 136 vende të botës, duke studiuar shumë aspekte që lidhen me turizmin.
Janë 14 parametra që janë marrë në konsideratë gjatë hartimit të listës si trashëgimia kulturore, burimet natyrore, tregu i punës, siguria e të huajve dhe infrastruktura etj.
Në mesin e 15 vendeve më mikpritëse gjejmë Irlandën, e cila është dhënë fundi i renditjes falë bukurive të saj natyrore, të gjelbërimit.
Në pozitën e katërmbëdhjetë është Evropa Lindore me Bullgarinë, një vend që po fokusohet shumë në turizëm, duke u bërë gjithnjë e më tërheqës dhe argëtues për të rinjtë.
Në vendin e 13 është Islanda. Edhe pse moti nuk është shumë i favorshëm, në sajë të peisazheve mahnitëse por edhe organizimit të strukturave të operatorëve turistikë, Islanda ja ka dalë të jetë në top-listë. Nuk ka gjasa të mos gjesh një vend në hotel për tu akomoduar sepse Islanda është një nga vendet në botë me numrin më të madh të dhomave të hoteleve për banorë.
Renditja vazhdon me Luksemburgun në vendin e dymbëdhjetë dhe Italinë në të njëmbëdhjetin, e cila pavarësisht se është një vend i pasur me burime historike, kulturore dhe natyrore, ndëshkohet nga një organizim joefikas, mungesën e konkurrencës së çmimeve dhe një prapambetje në shërbime, mjete të pamjaftueshme transporti për rrugë të këqija.
Në vendin e 10 është Kanada. E panevojshme të thuhet, natyra dhe peizazhet këtu i kënaqin turistët. Por edhe infrastruktura është moderne, efektive, e organizuar mirë, me një cilësi shërbimesh turistike dhe transporti ndër më të mirat në botë.
Gjermania fiton vendin e nëntë në renditjen e qyteteve më të rehatshme për udhëtarët, në sajë të hoteleve moderne dhe konkurruese në çmime, infrastrukturë të avancuar dhe shumë atraksione kulturore, nga muzetë në monumentet historike.
Vendi i tetë është nga Australia, një vend i ri, i pasur dhe i organizuar mirë. E aftë për të kënaqur vizitorët me rezervat natyrore, peizazhet e para pranë qyteteve ultramoderne, plazhet e ëndrrave, kilometrat e gjata dhe gjiret e izoluara të egra. Të gjithë të shoqëruar nga infrastruktura dhe shërbimet e avancuara të turizmit. Çmimet? Më të ulëta se mesatarja italiane.
Ne kthehemi në Evropë me pozitën e shtatë, e cila e sheh Britaninë si protagoniste. Atraksione të mëdha kulturore, shërbime turistike, por ndëshkimi i Mbretërisë së Bashkuar janë shpenzimet marramendëse për qëndrimin, veçanërisht për ata që zgjedhin kryeqytetin e Londrës, një nga qytetet më të shtrenjta në botë.
Në vendin e 6 është Zvicra. Sa shumë ofron për turizmin: shtigje çiklizimi, ekpserienca për tu shijuar nga të gjthë nga treni panoramik në turne gastronomike, një natyrë e çmendur dhe qytete të këndshme. Por ajo çfarë e rendit Zvicrën në pozicionin e 6 është turizmi konkurues, siguria, qëndrueshmëria dhe mjedisi i biznesit.
Ujërat e kristalta, plazhet e kartolinave, hotelet dhe fshatrat turistike, restorantet dhe argëtimet janë karta turistike e Kroacisë, e cila ngjitet në renditje falë çmimeve me kosto të ulët dhe fiton vendin e pestë.
Në vendin e katërt, pranë treshes kryesuese, është Portugalia, e cila për vite ka investuar shumë në turizëm. Jo vetëm për peizazhet e saj të pasura me natyrë dhe histori, nga fshatrat e vogla të brigjeve deri te qytetet e artit, kilometrat e plazheve të ëndrrave dhe rezervatet natyrore të mbrojtura të pasura me florë dhe faunë.
Por edhe hotele luksoze, shërbime efikase, klube dhe restorante. Dhe mbi të gjitha mbajtja e kostove të përballueshme.