• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Super-pushteti i Ramës po rrëzohet nga Reforma e tij në Drejtësi

13:23 : 19/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Vetëm pak javë pasi kryeministri Edi Rama dështoi në hapjen e negociatavve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pushteti i tij po rrezikohet më shumë se kurrë. Shkak për këtë dobësim të pozitës së tij është zbatimi i Reformës në Drejtësi, e më konkretisht atyre ligjeve, të cilat maxhoranca socialiste i votoi pa konsensusin e opozitës.

Në seancën parlamentare të së Enjtes, deputeti opozitar Fatmir Mediu ri-evidentoi vështirësitë e sistemit të drejtësisë, si pasoja e mungesë së Gjykatës Kushtetuese dhe kolapsit në Gjykatën e Lartë. Ai e përmendi sërish se bllokimi i gjykatave më të larta në vend është pasojë ligjeve të miratuara nga maxhoranca, nëpërmjet të cilave Partia Socialiste synoi dhe po realizon kalimin e sistemit të drejtësisë nën diktatin e qeverisë. Në përfundim të fjalës së tij, Fatmir Mediu propozoi një zgjidhje “in-extremis”, gjetjen e konsensusit të nevojshëm politik për ndryshimin dhe përmirësimin e ligjeve, të cilat janë miratuar vetëm nga Partia Socialiste.

Maxhoranca parlamentare, të paktën siç u duk publikisht, nuk ishte e përgatitur për këtë propozim dhe, me shumë mundësi, nuk do të pranoj lehtësisht modifikimin e paketës ligjore të Reformës në Drejtësi. Nëpërmjet këtyre ligjeve, qeveria dhe maxhoranca e Edi Ramës e kanë shumë të lehtë që të kontrollojnë çdo hallkë të sistemit të drejtësisë, duke shmangur çdo kokëçarje të mundshme nga hetime lidhur me abuzimet me pushtetin.

Lexo edhe:

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Por, Partia Socialiste, me shumë mundësi, do të refuzojë kërkesën për gjetjen e kompromisit, pasi diçka e tillë do e rrëzonte atë nga pushteti. Nëse ajo do të pranojë që ligjet e miratuara prej saj janë difektozë dhe përgjegjës për kolapsin aktual të sistemit të drejtësisë, ajo automatikisht do të pranojë edhe dështimin në prioritetin absolut të qeverisjes së saj.

Në përgjigje të Fatmir Mediut, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk mund të jepte asnjë përgjigje serioze. Balla përmendi sërish deklaratat e thënë prej mëse 3 vitesh nga socialistës, sipas të cilëve “opozita nuk dëshiron Reformën në Drejtësi…atë reformë të mbështetur nga ndërkombëtarët”..etj. Por, ai nuk dha asnjë argument politik se si mund të zhbllokohet kolapsi në sistemin e drejtësisë.

Palët politike duket se do të mbyllin këtë sesion veror parlamentar pa një zgjidhje të shpejtë dhe të gjithëpranuar për çlirimin e sistemit të drejtësisë. Në shtator, ndoshta Edi Rama do të shpresojë që nervi opozitar të jetë zbutur dhe ai të vijojë qetësisht mbylljen e mandatit të tij. Madje, që tani janë dhënë sinjalet se ai po kërkon të përfshijë në aleancën e tij fluide partinë e dytë opozitare, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përtej ofertave joshëese, duket se nuk ka arritur as të zbusë tensionet e Monika Kryemadhit e jo më të sigurojë një ulje në tryezën politike me të. Fronti opozitar duket i vendosur që të vështirësojë jetën politike të Edi Ramës, i cili po karakterizohet nga arroganca në ushtrimin e pushtetit dhe në nevojën për të thithur të gjithë jetën institucionale të vendit nën varësinë e tij.

Edhe kërkesa e Mediut për gjetjen e një kompromisi duket se është në vijim të qëndrimit opozitar se zgjidhjet e mëdha politike do të gjenden pa Edi Ramën dhe maxhorancën e tij në pushtet.

Ndaj, muaji Shtator pret vetëm vendimmarrjen e Edi Ramës. Ose të vijojë qeverisjen e tij, duke e zënë poshtë edhe ngrehina e Reformës në Drejtësi, ose të pranojë zgjidhjen politike të ofruar nga opozita, sipas të cilës ai ta shoh nga larg karrigen e kryeministrit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
RAJONI

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

18:56 : 14/07/2025
SPORT

Tjetër lëvizje e Teutës në merkato, durrsakët i “rrëmbejnë” lojtarin Skënderbeut

18:55 : 14/07/2025
HOROSKOPI

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

18:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

18:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tropojani kërkohet nga SPAK, gjykata britanike i jep liri me kusht në këmbim të 5 mijë stërlinave

18:37 : 14/07/2025
Para
Foto ilustruese

Mbytet një 70-vjeçar tek Shkëmbi i Kavajës

TË GJITHA

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

18:56 : 14/07/2025

Tjetër lëvizje e Teutës në merkato, durrsakët i “rrëmbejnë” lojtarin Skënderbeut

18:55 : 14/07/2025

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

18:53 : 14/07/2025

Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

18:43 : 14/07/2025

EMRI/ Tropojani kërkohet nga SPAK, gjykata britanike i jep liri me kusht në këmbim të 5 mijë stërlinave

18:37 : 14/07/2025

Rrahu lojtarët e akademisë së Romës, Federata Italiane gjobit Nicolo Zaniolon

18:32 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com