Gjata darkës në të cilën ka qenë edhe mamaja e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Alves ka përfituar për të bërë një shaka: “Do të jetë bukur të luaj kundër tij këtë sezon, më ka ndodhur te Porto, kur jemi ndeshur me Mançester Junajtid. Gjatë darkës i kërkova nënës së tij lejen për t’i dhënë ndonjë shkelm Kristianos gjatë lojës. Ajo ma ka dhënë lejen dhe tani jam në rregull. Pas ndeshjes, miq si më parë’, – ka thënë Alvesh.
Kështu, Cristiano duhet të ketë kujdes gjatë ndeshjeve me Parmën, nëse kjo e fundit do të jetë në Serinë A. “I kam shpjeguar disa gjëra Cristianos. Ajo që mund të them është se ai është një fitues i lindur, është shumë i motivuar dhe do ta ndihmojë Juventusin”, – ka përfunduar Alvesh.