Mosha është thjesht një shifër për Hamdi Salihin. Bombëri shkodran është duke kaluar një rini të dytë. Pasi e mbylli sezonin me 22 gola të shënuar, 34-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri.
Shqiptari realizoi 2 gola në takimin e parë miqësor ndaj Shtadverke, që u fitua me rezultatin 5-2 nga skuadra e Nojshtad. Klubi austriak ka vendosur të shpërblejë Salihin pas rinovimit edhe për një sezon. Ai do të mbajë shiritin e kapitenit dhe do të jetë padyshim lideri i Nojshtadit.