Nga Oerd Bylykbashi
Komisioneri Hahn tha sot se vetingu po ecte mire, por tha edhe se do te ishte dizastër, nëse, për shkak të vettingut, shqiptarët të mbeteshin pa gjyqtarë. Unë nuk pata rastin ta takoj, po disa gjëra po i them këtu.
Ka te drejte, dizastër epokal është! Dhe, në fakt, po ndodh! Nuk është hipotetik. Sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por vetëm një anëtar të saj nga nëntë që duhet të kishte.
Sot nuk kemi Gjykatë të Lartë, por vetëm 7 anëtarë nga 19 që duhet të kishte. Deri në fundjave nuk është çudi të mbeten vetëm 5.
Ne fakt gjerat duhen pare te lidhura ne sistem se jo me kot quhet Sistem Drejtesie.
Vetingu nuk eshte reforme, sepse vetingu vetem spastron. Ne teori heq pjesen e keqe apo te semure. Por nuk eshte reforme, sepse krijon grope ne sistem, nuk nderton sistem te ri.
Nese boshlleku qe krijon vetingu plotesohet me avokate qe kane bere sekserin e korrupsionit, ish hetues, prokurore e gjyqtare te komunizmit, qe u hoqen dikur, sepse kishin denuar me burgim per politike, apo juriste pa eksperience, vetingu nuk ka bere asnje pune!
Aq me keq, nese boshlleku qe krijohet mbushet me gjyqtare e prokurore qe do Rama, qe i binden dhe i betohen atij se do t’ia shperblejne nderin, duke mbyllur ne te ardhmen çeshtjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku jane perfshire vete Rama dhe ministrat e tij.
Vetingut duhet t’ia veme me pas fajin per kapjen politike te Drejtesise?
Sigurisht jo! Pergjegjes eshte Rama qe po e perdor si thike, si dhe ata qe mbrojten kapjen politike nga Rama.
Komisioneri Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimeve te ligjit per Shkollen e Magjistratures qe te zgjidhet ngerçi.
Perseri e kane genjyer!
Rregjistrimi ne shkolle i studenteve te rinj nuk eshte reforme, eshte rutine dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e renda konceptuale te reformes.
Boshlleku, qe Komisioneri e quajti dizaster, nuk mund te mbushet dot nga rekrutimi i studenteve.
Duhen tre vite qe ata qe do te rekrutohen te mund te quhen gjyqtare e prokurore, por do te jene pa eksperience. E vetmja eksperience do te jete ajo qe do t’i jape linja politike qe kontrollon sot Magjistraturen.
Komisioneri u cudit se pse duhet te miratohet me 3/5 nje ligj per nje shkolle, qofte kjo e Magjistratures.
Ka shume te drejte te habitet.
Para dy vitesh duhej shumice e thjeshte. Por ata qe e genjyen nuk i thone kurre te verteten.
Opozita e kundershtoi qe Shkolla e Magjistratures te futej ne Kushtetute, sepse nuk eshte organ kushtetues dhe nese do te lindte nevoja per ndryshime, do te bllokohej meqe do te nevojiteshin 3/5.
Por ustallaret e larte te reformes se Rames pikerisht kete donin.
Pasi Rama kapi edhe Shkollen e Magjistratures, e futi ne Kushtetute vetem e vetem qe cdo ndryshim me pas te ishte i pamundur pa voten e tij.
Pra sa kohe do ta kontrollonte, do te bllokonte me minorance bllokuese sic bente atehere kur ishte ne opozite.
Askush nuk ia shpjegoi Komisionerit qe ky ishte nje instrument kapjeje.
Komisioner, me pare ishte ligj i thjeshte dhe opozita ashtu donte te mbetej. Po te mos donte Rama te cimentonte kapjen e sistemit, sot nuk do te cuditeshe.
Duhet t’u kerkosh llogari edhe atyre qe keshilluan ustallaret e Rames!
Por me e rendesishmja eshte qe as vetingu dhe as regjistrimi i studenteve te ardhshem nuk jane reforme.
Vetingu eshte si kemioterapi qe ndoshta te shpeton.
Regjistrimi i studenteve ne magjistrature eshte rutine qe ka 20 vjet qe ndodh.
Reforme do te thote te ngresh institucionet e reja te drejtesise qe do te zevendesojne te vjetrat.
KLD eshte drejt fundit, por KLGJ dhe KLP qe do ta zevendesojne as qe duken ne horizont.
Jane bllokuar, sepse 6 gjyqtaret dhe 6 prokuroret qe duhen emeruar, nuk dihet kur do te zgjidhen! Gjithmone, nese vetingu do te lere ndonje ne kembe.
Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emerohen dot gjykata e posacme antikorrupsion, SPAK dhe BKH.
Pra Rama dhe ministrat do te vazhdojne te livadhisin. Pa KLGj e KLP as ata magjistratet e rinj nuk emerohen dot, sic thote Kushtetuta e 2016.
Nuk kemi Gjykate Kushtetuese.
Nuk kemi Gjykate te Larte.
Nuk kemi Prokuror te Pergjithshem, sic kerkon Kushtetuta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi eshte paralizuar nga vetingu dhe pa te nuk kemi kandidate per ne Gjykate Kushtetuese dhe Inspektor te Larte te Drejtesise qe do te hetoje shkeljet e gjyqtareve dhe prokuroreve.
Pra nuk kemi asnje kolone te sistemit te drejtesise. Nuk kemi Sistem Drejtesie dhe nuk dihet per sa kohe nuk do ta kemi.
Ta quash kete dizaster si progres te reformes ne drejtesi sic thote Rama, eshte fiks si perralla e Mbretit Lakuriq. E per kete nuk e ka fajin thika e mprehte e vetingut, por dora vrasese e Kryeministrit, qe e perdor ate thike per te kapur pushtetin gjyqesor e ta perdore kete pushtet si imunitet per paudhesite e tij.
Zoti Komisioner, ju kujtohet paragrafi i famshem 88 i Komisionit te Venecias? Per ate luftoi Opozita ne 2016, sepse pengonte kapjen politike te Drejtesise. Kete e mbeshtetet edhe ju dhe znj. Nuland. Kjo coi ne marreveshjen per Kushtetuten me 22 korrik 2016.
Sot reforma ne drejtesi ka dale nga te gjitha shinat dhe treni ka ngecur ne zhavorr.
Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin ne shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do te vazhdoni te habiteni!