• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatat me BE? DW: Shqipërisë i është vënë kusht i ri

13:49 : 14/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER        (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Që të hapen negociatat nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramën në Bruksel.

Kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshme deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë; mbyllja e rrugës së re të emigracionit illegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE. Në këtë kontekst, të premten, (13.07.2018), Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për fillimin e punës një orë e më parë.

Në një njoftim për shtyp nga Kryeministria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama: “Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjencat me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BE-së dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal në Shqipëri.”

Tusk: Shqipëria – mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj ?ështjes së nxehtë të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE. Në vijim të këtij vlerësimi Brukseli ka shtuar një kusht për Shqipërinë: mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal nga këto vende në Shqipëri për të synuar më pas BE. “Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin, ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Sot (13.07.2018) ramë dakort për nevojën për rritjen e përpjekjeve për të mbyllur rrugën e re të emigracionit illegal në Shqipëri.

Koha e limituar dhe situata politike në  vend janë 2 sfidat kryesore që Shqipëria duhet të përballojë që të ketë sukses në qershor 2019. Opozita e quan qeverinë Rama “qeveri të drogës dhe narko-trafikut” dhe kërkon rrëzimin e saj. Presidenti Tusk thekson përsëri mesazhin e njohur të BE që palët duhet të bëhen bashkë, për ?ështje me rëndësi kombëtare, si hyrja e Shqipërisë në BE, që përkrahet nga mbi 90% e shqiptarëve, Ai citohet të ketë thënë të shtunën se është shpresa dhe dëshira e tij që „të gjitha forcat politike pro perëndimore në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim”.

Hahn: KE fillon së shpejti “screening” lidhur me stadin aktual të reformave në Shqipëri

Puna përgatitore për hapjen e negociatave nuk kërkon vetëm bashkëpunimin e forcave politike pro-perëndimore. Ajo presupozon një punë të madhe, gjithëpërfshirëse në aspektin teknik për të skanuar se ?farë është arritur dhe ?farë duhet arritur në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt e hapjes së negociatave. Dhe këtu hyn në lojë shpejt, pa humbur kohë Komisioni Europian, (KE). “Do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën” citohet të ketë thënë Komisioneri Hahn, në konferencën e përbashket për shtyp me kryeministrin Rama në Bruksel.

Pritshmëritë janë progresi në reformën në drejtësi, vazhdimi i Vetting-ut, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në përputhje me reformën kushtetuese, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti, dy vjet më parë, në korrik 2016. Pa lënë jashtë vëmendjes  “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet; reduktimin e fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE” theksoi komisioneri Hahn..

Këshilli i Europës- Progres kundër korrupsionit por ende shumë për të bërë

Shqipëria duhet t’i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse ia kaplotësuar apo jo rekomandimet e tij për luftëmkundër korrupsionit. GRECO (Groupe d’Etats contre la corruption) – Grupi i shteteve kundër korrupsionit), një grup ndërqeveritar i ngritur nën kujdesin e Këshillit të Europës, për të parë në mënyrë kritike masat që anëtarët e tij marrin për të luftuar korrupsionin, në raportin e  publikuar ditët e fundit pranon përparimin e Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve për të parandaluar korrupsionin tek parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Por vëren se “duhen përfunduar reformat”. Nga 10 rekomandime të GRECO-s, Shqipëria ka plotësuar vetëm katër. GRECO  u kërkon autoriteteve shqiptare që deri në 31 mars 2019, të  japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandimeve të mbetura./DW

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

VIDEO/ Aksidenti në Tiranë, dalin pamjet e rënda

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com