Një turiste nga Australia ka gjetur vdekjen, ditën e sotme, pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej 80 m në humnerë.
Shtetasja me iniciale A.V.Sh, 56 vjeçe, si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëherëshme. Shtetsja A.V.Sh ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe ndodheshin aty si turistë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.