• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në konferencë me Tusk: Më vjen keq për Poloninë…

15:42 : 13/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, në Bruksel, nga ku ky i fundit tha se “vendi i Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet një anëtare e BE-së. Rreth kësaj, nuk ka dyshime!”

Donald Tusk: Jam i lumtur që konteksti në të cilin po takohemi është si pozitiv, ashtu edhe premtues. Kanë kaluar vetëm pak javë, qëkur Këshilli vendosi të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë, në qershor 2019 dhe Komisioni ka nisur që tani punën përgatitore.

Ky është një vendim që ka qenë unanimisht i miratuar nga të gjithë krerët dhe qeveritë e BE-së. Ky progres nuk do të kishte qenë i mundur pa progresin e qëndrueshëm dhe të pakthyeshme në rrugën e reformave që ka bërë vendi juaj. Pa dyshim nuk do të kishte qenë i mundur edhe pa angazhimin tuaj personal dhe energjinë tuaj pozitive, prandaj shumë faleminderit Edi, keni bërë një punë të shkëlqyer.

Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të përmbushë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm, sepse vendi i Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet një anëtare e BE-së. Rreth kësaj, nuk ka dyshime!

Lexo edhe:

Mësoni si do të funksionojë sistemi EES, skema në zbatim nga 12 Tetori

Shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë, 5 të arrestuar (EMRAT)

Është shpresa dhe dëshira ime që të gjitha forcat pro perëndimore në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim.

Përpjekjet tuaja për të sheshuar divergjencat me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e Shqipërisë ndaj BE-së dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Së fundmi, më lejoni të ritheksoj se Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin, ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Sot, gjithashtu biseduam dhe ramë dakord për nevojën për të rritur përpjekjet në lidhje me çrrënjosjen e migracionit të jashtëligjshëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Dëshiroj që pikë së pari të shpreh mirënjohjen time për vendimin e Këshillit që ishte një vendim pozitiv. E di që nuk ishte e lehtë, por në fund është shumë e rëndësishme që tani Shqipëria ka një datë për të hapur negociatat formalisht dhe ka dhe dritën jeshile për të filluar menjëherë punën përgatitore që zakonisht është ajo që ndodh pas hapjes së negociatave. Kjo ka qenë vërtetë një zgjidhje shumë e mirë. Dëshiroj dhe njëherë t’ju shpreh mirënjohjen tonë të plotë.

Së dyti, ka shumë rëndësi për ne, që të futemi në këtë proces dhe gjatë këtyre 12 muajve të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, me qëllim që, kur të futemi formalisht në negociata, të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt. Në këtë drejtim, do të mirëpresim komisionerin Hahn në Tiranë javës që vjen, për t’u ulur me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces shumë të madh analitik, në kuadër të punës përgatitore.

Së treti, jemi përsëri shumë të angazhuar ndaj rrugës europiane, shumë të angazhuar ndaj zgjidhjes së problemeve të vjetra me fqinjët e jugut dhe siç ju thatë, kemi bërë progres të mirë dhe shpresoj ta përfundojmë me sukses këtë dialog të vështirë, të hapur, por të sinqertë, siç jemi të angazhuar njëkohësisht ndaj bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, ku rajoni ka bërë një progres të madh, por sigurisht ka ende shumë për të bërë.

Ne mbështetemi tek ju, tek udhëheqja juaj dhe tek të gjithëve këtu në Bruksel, për të ecur përpara më me shpejtësi dhe për të arritur të gjitha rezultatet e nevojshme në këtë kohë shumë intensive, por shumë të qenësishme për Shqipërinë.

Faleminderit dhe njëherë! Më vjen keq për Poloninë që humbi në kampionatin botëror.​

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mësoni si do të funksionojë sistemi EES, skema në zbatim nga 12 Tetori

13:55 : 01/08/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë, 5 të arrestuar (EMRAT)

13:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

13:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

13:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025
AKTUALITET

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025
Para

Ndërron jetë kineasti i mirënjohur shqiptar

TË GJITHA

Mësoni si do të funksionojë sistemi EES, skema në zbatim nga 12 Tetori

13:55 : 01/08/2025

Shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë, 5 të arrestuar (EMRAT)

13:52 : 01/08/2025

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

13:45 : 01/08/2025

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

13:32 : 01/08/2025

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com