Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një fëmijë, 13 vjeç nga Italia ka humbur jetën sapo ka marrë tragetin Sarandë-Korfuz.
Ai ishte bashkë me prindërit. Fëmija mësohet se ishte pjesë e një grupi prej 30 turistësh italianë që kishin vizituar Sarandën ditët e fundit.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje te rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.