Për Adul Sam, 14 vjeç rreziku nuk është diçka e panjohur. Kur ishte 6 vjeç, ai u largua me familjen nga Mianmari që njihet për luftën guerrile, kultivim opiumi dhe trafikim metamfetamine. Prindërit e tij u zhvendosen në Tajlandë me shpresën për të shkolluar fëmijët dhe për një jetë më të mirë.
Por shpëtimi më i madh i Adulit ndodhi këtë të martë, kur ai dhe 11 anëtare të një skuadre futbolli së bashku me trajnerin e tyre më në fund u shpëtuan nga shpella Tham Luang në veri të Tajlandës ku kishin mbetur të bllokuar. Për 10 ditë Aduli bashkë me shokët e skuadrës së futbollit “Wild Boars” mbijetuan pa ushqim vetëm duke pirë ujin e shiut nga shpati i shpellës.
Dy zhytës britanikë i gjetën djemtë më 2 korrik. Djemtë ishin kockë e lëkurë bashkë me trajnerin.
Ishte pikërisht Aduli, djali pa shtetësi dhe anëtar i tribalit etnik të quajtur Wa, i cili ka luajtur një rol shume të rëndësishëm në shpëtimin e shokëve, pasi ai shërbeu si përkthyes me zhytësit britanikë.
Aduli di anglisht, gjuhën tajlandezë, burmeze, mandarin dhe gjuhën e tij Wa. Ishte Aduli që komunikoi me zhytësit profesionistë britanikë ku u kërkoi ushqim dhe u sqaroi sa ditë kishin që po mbijetonin në atë shpelle.
Në videon që bëri xhiron e botës xhiruar nga britanikët dëgjohet edhe një fëmijë që flet me një anglishte të çalë “ ushqim, ushqim, ushqim”. Këtu Aduli ndërhyri. Mae Sai, ku luan skuadra e futbollit të djemëve “wild Boars” nuk është një vend ku Tajlanda krenohet.
Mae Sai gjendet i lokalizuar jo shumë larg vendit ku bashkohet Tajlanda, Mianmari dhe Laosi e që quhet trekëndëshi i artë . Mae Sai është shtëpia e një popullatë që prej kohësh është parë si e dyshimtë për shtetin tajlandez dhe për institucionet e vendit.
Trekëndëshi i artë, është një vend ku anëtare të ndryshëm etnikë kanë kërkuar autonomi nga qeveria e Mianmarit, e cila vazhdimisht i shtyp. Tre nga djemtë bashkë më trajnerin e tyre Ekkapol Chantawong, janë pa shtetësi. Madje një ditë kalonin kufirin për në Mianmar e ditën tjetër ktheheshin në Tajlandë për të luajtur një ndeshje futbolli. Prezenca e tyre bëri që Tajlanda të rishikonte edhe njëherë rolin e ushtrisë, monarkisë dhe manastireve budiste. Tajlandës po i jepet mundësia për të lartësuar imazhin e saj pas grushtit të shtetit të ndodhur në 2014 ku një duzinë puçistësh larguan monarkinë absolutë të instaluar që prej vitit 1932.
Ishin pikërisht zhytësit tajlandeze që u bënë fytyra dhe simboli e misionit të shpëtimit. Ish zhytësi në pension Saman Gunan 38 vjeç humbi jetën gjatë përpjekjeve për të çuar bombola me oksigjen brenda shpellës. Këtë të hënë Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha, kreu i juntës kombëtare e vizitoi shpellën për herë të dytë gjatë kësaj kohe. Monarkia e Tajlandës ka inkurajuar dhe ka mbështetur shpëtimin e djemve.
Mbreti Maha Vajiralongkorn Bodindradebayavarangkun, i cili u ngjit në fron në vitin 2016, ka bërë dalje publike gjatë kësaj periudhe më shpesh sesa gjithë koha e shkurtër kur ishte në front. Djali 13-vjeçar i monarkut, princi Dipangkorn Rasmijoti gjithashtu shkroi një mesazh në gjermanisht duke i uruar sukses ekipit të shpëtimit. Mbreti madje dhuroi 2.000 pelerina shiu për vullnetarët.
Pasi komunikoi në anglisht me zhytësit anglezë, Aduli ishte thelbësor për të siguruar ekipin të dilte shëndoshë e mirë nga shpella. Aduli është një nxënës i shkëlqyer në shkollën Ban Ëiang Phan në Mae Sai. Rezultatet akademike dhe talenti në sport i ka bërë që ai të fitojë një bursë dhe ushqim falas në mensen e shkollës. 8 vjet pasi kishin lëvizur në Tajlandë, prindërit e Adulit ia besuan pastorit dhe gruas së tij një kishe baptiste në Mae Sai për tu kujdesur. Një edukim cilësor nuk ishte i mundur në Mianmar.
Popullata ku Aduli bënte pjesë rrezikohej të rekrutohej nga forcat paraluftarake vendase. Në shkollën Ban Wiang Phan School, 20% e studentëve janë pa shtetësi pjesa tjetër janë minoritet. Drejtori i shkollës Punnaëit Thepsurin,thotë se statusi i djalit është i paqartë, ai nuk ka dokumente shtetësie nga asnjë shtet. “Fëmijët pa shtetësi kanë një shpirt luftarak, ata duan të shkëlqejnë. Aduli është një nga nxënësit më të mirë”.
Rreth 440,000 persona janë pa shtetësi në Tajlandë, shumë prej tyre janë viktima të luftës civile të Mianmarit sipas Kombeve të Bashkuara. Shoqëria civile që mbron të drejtat e njeriut thotë se mund të jene 3 milionë njerëz në një komb me 70 milionë tajlandezë. Qeveria tajlandeze ende refuzon të ratifikojë konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila garanton të drejtat e refugjatëve.
Me pak mbrojtje ligjore, punonjësit pa letra bien viktima të trafikantëve apo punëdhënësve shfrytëzues. Skuadra e futbollit Wild Boars provoi se edhe pse pa shtetësi fëmijët bashkë me fëmijët tajlandezë janë njëlloj. Në fundjavë skuadra shkonte shpesh në ekskursione afër xhunglës. Teksa një shenjë jashtë shpellësTham Luang paralajmëron muajt e shirave, djemtë u futën ta eksploronin.
Në vetëm pak orë, shpella e thatë u mbush me lumenj të vrullshëm. Djemtë e kishin eksploruar edhe më parë këtë shpellë. Moti me shi i 23 qershorit nuk i pengoi aspak të nisnin aventurën.
“Ata janë në moshë ku duan të eksplorojnë dhe të mësojnë gjëra të reja” tha trajneri kryesor Nopparat Khanthawong, i cili nuk iu bashkua skuadrës në këtë eksplorim. “Është normale që u futën në atë shpellë” tha ai. Fillimisht pati disa spekullime për trajnerin 25-vjeçar i cili i futi djemtë në shpellën Tham Luang. Ai u kërcënua se do të ndiqej penalisht. Autoritetet lokale shpejt i shuan këto zëra.
Prindërit e skuadrës i shkruan letra inkurajimi trajnerit. “Trajneri Ek, faleminderit që u kujdese për fëmijët dhe i ndihmove të qëndronin të sigurt në errësirë”, shkruajnë prindërit e Adulit.
Trajneri 25-vjeçar Ekkapol është pjesë e minoritetit Shan. Ai ka shumë vite që kujdeset për fëmijët. Pasi humbi prindërit në Mianmar, ai u bë pjesë e një manastiri budist për rreth një dekade. Në këtë manastir budist shkonin jetimët pa asnjë të ardhur financiare. Pasi u rrit një nga detyrat e Ekkapolit ishte të kujdesej për fëmijët tha Patcharadanai Kittisophano, një murg në tempullin Doi Ëao, ku trajneri aktualisht punon si kujdestar. Vitet e kaluara në një ambient kaq spiritual e bënë punën e tyre.
“Brenda në shpellë, ai u mësoi fëmijëve si të meditojnë për të kaluar kohën pa u stresuar. Ai i ndihmoi ata të jetonin”, tha Patcharadanai. Në kohën që ishte brenda shpellës Ekkapol u dërgoi përmes zhytësve letra prindërve ku u kërkonte falje që i kishte çuar fëmijët në shpellë.
“Ek e ka fajësuar veten, por ai i ka mposhtur këto mendime për të qëndruar i fortë për hir të fëmijëve”, tha Prayuth Jetiyanukarn, kreu i tempullit Prathat Doi Wao temple teksa feston lajmin për daljen e tyre shëndosh e mirë. Zoti Nopparat, trajneri kryesor tha se Ekkapol ai ka hequr nga goja e tij ushqimin dhe ujin për fëmijët. “Ai më mirë do të vdiste sesa të humbiste një djalë aty brenda. Ja çfarë njeriu që është” thotë trajneri.
Prindërit e Adulit po ngushëllohen me faktin se një nga pesë fëmijët e tyre u soll mirë gjatë kësaj periudhe traumatike. “Pasi të dalësh nga ajo shpellë” i shkruajnë djalit në letër “do të falenderosh një nga një të gjithë zyrtarët”./ Nga Hannah Beech, në “NYTimes”/