Një ngjarje e rëndë tronditi të enjten veriun e Sidneit në Australi, aty ku një baba vrau dy fëmijët e tij adoleshentë, në një akt që policia e cilësoi si sulm të planifikuar.
15-vjeçari Jack dhe 13-vjeçarja Jennifer Edëards u gjetën në vrarë në shtëpinë e tyre në Hull Road, në Ëest Pennant Hills.
Ata u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së enjtes nga babai i tyre John Edëards. Rreth 12 orë më vonë, ai u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në Normanhurst.

Policia beson se 68-vjeçari u vetëvra pas krimit. Hetuesit e besojnë se vrasjet ishin të paramenduara dhe të planifikuara më parë nga Edwards.
Ai kishte qenë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve gjatë dy viteve të fundit me ish-bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve.
Megjithatë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që çuan babain t’i merrte jetën dy fëmijëve të tij vijojnë./tvklan.al














