Zlatan Ibrahimovic është i sigurt se Suedia e tij do ta thyejë zemrën e mikut të tij, David Beckham, nesër në Samara.
“Unë do të bëj tifo për Suedinë dhe nëse Suedia fiton, le të shohim se çfarë do të më thotë Beckham. Mendoj se Suedia ka një shans të vërtetë për të fituar Kupën e Botës. Ata e treguan forcën e tyre duke mundur Meksikën dhe Zvicrën.
Shpresoj të vazhdojnë edhe të shtunën. Çdo suedez në të gjithë botën është krenar dhe do të jemi edhe më krenarë në ndeshjet e ardhshme. Ata duhet të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, edhe pse do të jetë e vështirë t’u shënosh anglezëve”, tha sulmuesi 36-vjeçar, skuadra e të cilit po shkëlqen në Rusi edhe pa ndihmën e tij.